Diploma shtesë
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Diploma shtesë (Diploma Supplement, në anglisht) është një dokument që i bashkangjitet diplomës universitare dhe ka për qëllim ta avancojë ‘transparencën’ ndërkombëtare si dhe ta lehtësojë njohjen akademike dhe profesionale të kualifikimeve (diplomave, çertifikatave etj.).
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Diploma shtesë është dizajnuar që të ofrojë një përshkrim të natyrës, shkallës, kontekstit, përmbajtjes dhe statusit të studimeve që i ka kryer me sukses personi që përmendet në kualifikimin origjinal, të cilit i është bashkangjitur diploma shtesë. Ajo nuk duhet të përmbajë mendime (vlerësime) morale, deklarata për ekuivalencën e studimeve jashtë vendit ose sygjerime për njohje. Është një vegël fleksibile që nuk është domosdoshme dhe e cila është dizajnuar të kursejë kohë, para dhe mund. Mund të adaptohet sipas nevojave lokale.