Diskutim:Dardhë (Korçë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Dardhë (Korçë). Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

DARDHA:

Fshat në rrethin e Korçës në lartësi 1350 m, i vendosur në jug të malit të Moravës dhe në jug – lindje të Korçës. Dardha ndodhet 18 km larg qytetit të Korçës. Fshat klimatik me bukuri natyrore. Banesat prej guri, karakteristikë për fshatrat malorë i japin një bukuri natyrale tërheqëse. Rreshjet e shumta të dëborës dhe Pistat natyrale të krijuara janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore sidomos atë të skive. Ka pyje të shumta e të dendur të veshur me ah, dushk, lajthi, pishë e bredh etj. Ka burime kurative (squfurore). Banorët e fshatit për arsye ekonomike kanë emigruar që herët në SHBA ku u shquan si veprimtarë të shoqërive patriotike, si shoqëria “PËRPARIMI”etj. Me emrin e këtij fshati njihet kostumi popullor i grave dhe vajzave të Devollit të sipërm, ku mbizotërojnë e kuqja dhe e zeza dhe janë pjesë e pasurisë sonë kombëtare. Po kështu dhe “Vallja dardharçe” që shquhet për elegancën e saj në të luajturën nga gratë e vajzat e këtij fshati. Banorët e këtij fshati po restaurojnë shtëpitë e tyre me qëllime strehimi të turistëve, duke qënë një fillesë për zhvillimin e Turizmit familjar. Ka një “Motel” të pajisur mirë, që pret vizitorë në çdo kohë.

jam i lodhur ti fus tani --Papa-Zhuli 23 Dhjetor 2008 21:16 (CET)