Jump to content

Diskutim:Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 28 nëntor 1912 i dha fund sundimit shekullor osman duke shënuar një kthesë rrënjësore në fatet e Shqipërisë.Populli shqiptar,i dha grushtin e fundit ushtarako-politik Perandorisë Otomane, duke kurorëzuar ëndrrat dhe aspiratat mijëvjeçare të tij. Shqipëria u shpall sovrane,e pavarur jo vetëm ndaj zgjedhës otomane por edhe ndaj çdo zgjedhe e zinxhirëve të rinj që farkoheshin në kurthet e fqinjëve. Rilindja Kombëtare arrinte me këtë kulmin e vet,sepse pavarësia kurorëzonte luftërat e përpjekjet heroike të brezave të tërë për të kthyer lirinë e humbur,për të gëzuar të drejtat kombëtare dhe për t'i hapur vendit rrugën e zhvillimin e të përparimit. Me vendimin historik të Kuvendit të Vlorës triumfonte edhe në Shqipëri parimi kombësisë i shpallur nga rilindësit tanë dha nga demokracia ballkanike e evropiane qysh në shekullin XIX.Vihej në vend kështu një e drejt imanente e një kombi të formuar në territorin e vet të banuar pa ndërprerje gjatë shekujve ,me gjuhë,kulturë,histori e individualitet të vet,e drejt e fituar nëpër llogoret e një lufte të gjatë e të ashpër,e drejt që i takonte edhe për kontributin e vyer që kishte dhënë në procesin çlirimtar ballkanik dhe evropian.

Me gjithë kufizimet e saj, pavarësia, e parë edhe në prizmin e zhvillimeve të mëvonshme,e afirmoi me dinjitet idenë e madhe të kombësisë dhe të unitetit kombëtar edhe pse vendi ishte në pjesën më të madhe i pushtuar nga ushtri të huaja.

Pavarësia e Shqipërisë nuk ishte thjesht vepër e një grushti patriotësh që ngritën flamurin në Vlorë. Ata sigurisht e kanë vendin e tyre të nderuar në histori. Por ata dhe Kuvendi Kombëtar i Vlorës sanksionuan juridikisht me një akt të nënshkruar nga përfaqësuesit e kombit atë që kishin përgatitur gjatë dhjetëra e dhjetëra vjetëve,me luftë,vuajtje e sakrifica masat e gjera popullore në të gjitha trevat shqiptare. Në themelin e pavarësisë kishte vënë gurë e gjithë shqiptaria.

Start a discussion about Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë

Nis një diskutim