Jump to content

Diskutim:Dorian Hatibi

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Dorian Hatibi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Dorian Hatibi

Dorian Hatibi (maj 24, 1985) është një kërkues i historisë sociale nga Durrësi. Hatibi është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti Tiranës. Për rreth dy dekada ka ushtruar kompetencën e tij në fushën e çështjeve sociale, duke shërbyer për disa vite edhe si lektor i Psikologjisë Kulturore dhe Sociologjisë, në Universitetin Aleksandër Moisiu, Durrës. Ai është aktivist i spikatur në fushën e çështjeve sociale dhe gjithashtu autor i disa librave të cilat hedhin dritë mbi historinë sociale të qytetit të Durrësit.

Jeta

Hatibi u lind në Durrës nga e njëjta familje e cila kishte nxjerr tashmë disa figura të rëndësishmë si shkrimtarin Ervin Hatibi, aktorin Binok Hatibi, disidentin Galip Hatibi apo sportistin Belul Hatibi. Që në vegjëli u ndikua shumë nga ngjarjet që po kalonte qyteti i tij i lindjes, veçanërisht eksodi i fillim viteve 90, rrëzimi i diktaturës komuniste dhe më pas kaosi i viteve 1997-1998.

Pasi përfundoi studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale pranë Universitet të Tiranës dhe në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Dorian Hatibi u profilizua në studimin e aspekteve kulturure dhe sociale të qytetit të Durrësit dhe Shqipërisë së Mesme, veçanërisht për atë pjesë që ka të bëj me historinë sociale.

Për disa vite ai shërbeu si lektor i Psikologjisë kulturore dhe Sociologjisë në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës. Gjithashtu për rreth dy dekada, ai ka mbajtur disa funksione të rëndësishmë në administratën publike të Bashkisë Durrës, ish Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Bashkinë Tiranë.

Aktivizmi

Hatibi është gjithashtu një aktivist i spikatur në qytetin e Durrësit. Që nga viti 2010 ai ka marrë pjesë në disa shërbime vullnetare jashtë Shqipërisë ndër të cilat ajo në lagjet e varfra të Pekinit (Kinë), Havanës (Kubë) dhe në Nablus (Palestinë). Në vitet 2014 dhe 2021 ai ishte vëshgues ndërkombëtar i zgjedhjeve në zonat e nxehta të Ukrainës dhe Moldavisë.

Ai është anëtar e Rotary Club Durrës dhe anëtar i Lion Club Tirana. Është gjithashtu një nga themeluesit e klubit të librit Gjergj Vlashi në Durrës dhe anëtar aktiv i famullis katolike të shën Luçias po aty. Hatibi, i cili vjen nga një familje me tradita të thella myslimane, është konvertuar në besimin katolik gjatë kohës kur ishte student, në vitin 2006.

Vepra

Historia e Durrësit: Shënime Kronologjike nga prehistoria në vitin 1912

Botuar në vitin 2021, kjo shtë vepra madhore e Hatibit. Historia e Durrësit është një punim unik në llojin e vet për Shqipërinë pasi nuk zhvillohet sipas një stili narrativ por e sjell historinë e qytetit në formën e raportimeve të përmbledhura. Është një vepër që përmban mbi 3.000 referime dhe është punuar nën mentorimin e ngushtë të disa nga arkeologëve dhe historianëve më të mirë durrsak.

Ecclesia Dyrrhachiensis: Një histori e përmbledhur e kishës katolike në qytetin e Durrësit

Është një libërth në të cilin për herë të parë gjithashtu tregohet historia e kishës katolike (dhe asaj kristiane) në qytetin e Durrësit dhe në prapatokën e tij. Libri ka përdorur gjërësisht arkivat e kishës dhe traditën gojore të besimtarëve katolik të famullis veçanërisht përsa i përket periudhës së persekutimit komunist mes viteve 1945-1990. Hyrja e librit është historia personale e konvertimit të autorit.

Qyteti që Rrefen

Është një punim mbi historitë e familjeve durrsake në fundshekullin e XIX dhe fillimshekullin XX. Fokusi kryesor mbetet zbardhja e jetës, traditave dhe zakoneve durrsake veçanërisht atyre që lulezuan mes shekullit XIX-XX. Libri trajton historinë e familjeve Tedeskini, Kaçulini, Myshketa, Myderrizi, Nushi dhe Vlashi. Përmes historisë së këtyre familjeve autori hedh dritë mbi një pjesë të historisë së qytetit të Durrësit. Libri është realizuar me ndihmen e gazetarit Geri Emiri.

Emisioni “Kultura në 1 minut”

Dorian Hatibi është gjithashtu autor i teksteve të programit “Kultura në 1 minut”. Ky është një cikël programesh me natyre divulgative që përbëhet nga 42 video të transmetuara nga Media Amfora në të cilat ngjarjet historike kryesore të qytetit të Durrësut tregohen në më pak se 1 minut për një audiencë të gjërë dhe jo detyrimisht profesionale.

Start a discussion about Dorian Hatibi

Nis një diskutim