Diskutim:Genc Koka

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Genc Koka. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Genc Koka lindi në maj të vitit 1933 në Torino të Italisë, pikërisht në atë kohë, kur babai i tij Sami Koka kreu studimet e larta ne Istitutin e Lartë të Luftës në Torino, dhe pas studimit ai emërua në postet e Nënkryetarit të Shtatmadhorisë Mbretërore, të Kryetarit të Departamentit të Gjindarmërisë Mbretërore si dhe Komandant i Përgjithshëm i Rojës së Kufirit dhe i Financës të Mbretërisë Shqiptare. Kolonel Sami Koka u dekorua me titullin «Komandant i Urdhërit të Skendërbeut», «Commendator dhe Cavalier» i Mbretrise Italiane,ndërsa më vonë ai punoi si Prefekti i parë Shqiptar ne Prizren dhe Diber-Strugë. Origjina e familjes Koka eshte nga Delvina, nip e sternip të Selim Pasha Koka-s dhe Mustafa Pasha Koka-s. Selim bej dhe Abdyl bej Koka,kanë qënë ndër udhëheqësit kryesorë të kryengritjes të shqiptarëve në Jug kunder sundimit Otoman ne shekullin e XIX. Nëna e tij Asije Frashëri Koka rridhte nga dy familje tepër të shquara për dituri dhe patriotizëm. Nga ana e babait ajo rridhte nga Frashërllinjtë e Përmetit, degë e familjes së patriotëve te shquar vëllezërve Frashëri, kurse nga ana e nënës ajo rridhte nga Mytevelinjtë e Korçës. Vellai i tij Pëllumb Koka, u arratis nga Atdheu pas pushtimit komunist dhe emigroi ne Itali, Australi dhe Amerikë. Ai ka punuar në bazën atomike të Paqësorit dhe më vonë në Zerin e Amerikes,ku dhe u dekorua me flamurin e Capitolit per merita ndaj Amerikës, e të tjera medalje. Motra e tij Rita Koka Koçi ne moshen 18 vjecare, gjimnaziste u arrestua nga komunistet dhe u dënua nga Gjykata ushtarake e Tiranes me 10 vjet burg ne Burrel, me akuzën kunder pushtetit komunist, grupazh, propagandë etj. Genc Koka në tetor të vitit 1949, kur ishte vetëm 16 vjeç, u arrestua dhe u përjashtua nga shkolla e mesme për qendrim jo te mirë politik si pjesëtar i një grupazhi antikomunist sëbashku me shokët e tij të ngushtë Amik Kasoruho, Robert Schwartz, Vasil Melo, Milto Dado. Pas shume vitesh ju dha e drejta e shkolles perseri dhe mbaroi te mesmen. Pas vitit 1960 i dhanë të drejtën për të ndjekur studimet e larta, me shumë peripeci si i deklasuar, mbaroi dhe u diplomua Inxhinier Kimist, punoi si i tillë në Fabriken e Tullave të Vorës në afërsi të Tiranës deri ne vitin 1990, kur u arratis me të shoqen dhe fëmijët, në fillim në Itali dhe më pas ne SHBA, ku tani është shtetas amerikan. Jeton në Florida dhe është pensionist.