Jump to content

Diskutim:Gjeografia e Kaçanikut

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Gjeografia e Kaçanikut. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
                                                           2.BEGRACA


Vendbanim në pjesën veriperëndimore të Karadakut,afro 12 km në veri të Kaçanikut.Ka reliev kodrinoro-malor,është i shkapërderdhur dhe i ndarë në 11 lagje të mëdha e të vogla.

Sipërfaqja:1.139 ha,59 ari,87 m.

Lagjet:Luzha (Lagja e Epërme-Malajve,Lagja e Poshtme-Rushitajve;Kuçishta,Toska);Haredinajve;Smokaj (Rreba,Tupani,Shehu);Stanaj (Trenaj);Fesve (Çirupa,Draga,Fesi) dhe Jahajve.

Mikrotoponimet më karakteristike:

Gjukurlluk i Epërm dhe i Poshtëm,Lugshtina,Shokobare,Kasume,Gurzi,mali i Poçkës,Te Prroni,Rogat,Te Topat,Guri i Kishës,Kroni i Kishës,Kroi i Ahishtës,Lugu i Lejthijave etj.

Në dokumentet e shkruara përmendet në defterin kadastral osman të Rumelisë,të vitit 1451/52 me 4 shtëpi,pastaj në vitin 1455 në regjistrin kadastral të mëkëmbësit të krahinës së Shkupit Isa-Beg Ishakut,si Bellogradice,me 9 shtëpi dhe me të ardhura prej 968 akqe.Në vitin 1468 numri i shtëpive e kishte kaluar dyfishimin,dhe ky fshat numëronte rreth 22 shtëpi.Por në vitet pasuese numri i shtëpive të tij bie dukshëm.Kështu më 1554 ka 13 shtëpi,ndërsa më 1566 vetëm,6 shtëpi.

Me emrin Bellogradice,përkatësisht Bellograca ishte i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h),të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Banorët e këtij vendbanimi çdo pushtuesi i bënin rezistencë,meqë merrnin pjesë në çdo kryengritje.Kështu jan të njohura pjesëmarrja në kryengritjet shqiptare kundër sunduesit osman në vitet 1908-1912.Kështu është e njohur masakra në një kullë,ku u vranë 9 burra.Edhe ushtria okupuese serbe në vitin 1912 kishte vrarë e likuiduar 36 banorë të këtij fshati dhe të fshatrave për rreth..Brigadat maqedonase në vitet 1944-1945 kishin vrarë disa fshatarë.

Nga ky vendbanim,pas vitit 1912,shpërngulen në Turqi 4 familie shqiptare dhe 2 familie në vitin 1956.

Në pjesën verilindore të fshatit,afër rrugës për në Viti,pushteti i Mbretërisë SKS,edhe pse ishte larg Begracës,por në prona të saj vendosi disa familie kolone serbe,kryesisht nga Vranja.Nga ato disa ishin shpërngulur.Por në vitin 1999 aty jetonin edhe 10 familie,të cilat në qershor të vitit 1999 pas kthyerjes së popullatës shqiptare nga dëbimi,ata ikën dhe shtëpit e tyre u dogjën.Në administartën shtetërore nuk llogariteshin me këtë vendbanim.

Shënimet statistikore:

Rreth vitit 1905 kishte 100 shtëpi shqiptare;në vitin 1913-527 banorë;në vitin 1921-88 shtëpi me 539 banorë;në vitin 1927-88 shtëpi shqiptare;në vitin 1948-127 shtëpi me 824 banorë;në vitin 1953-134 shtëpi me 892 banorë;në vitin 1961-163 shtëpi me 1032 banorë (1o14 shqiptarë,1 serb,17 të tjerë);në vitin 1971-177 shtëpi me 1307 banorë (1296 shqiptarë,11 të tjerë);në vitin 1981-190 shtëpi me 1553 banorë (1550 shqiptarë,2 muslimanë,1 të tjerë).

Në vitin 1999 fshati kishte rreth 231 shtëpi me 2506 banorë shqiptarë.Fshati i shpëtoi rrënimit,por pësuan dy banorë të tij-meshkuj të cilët u vranë nga forcat serbe.Më se 85 % e fshatarëve gjatë agresionit serb ishin shpërngulë në Maqedoni.


Cariçina:

Si vendbanim me 6 shtëpi është i regjistruar në defterin e hollsishëm të Rumelisë të vitit 1451/52.Në defterin kadastral të mëkëmbësit të krahinës së Shkupit Isa-Beg Ishaku në vitin 1455 përmendet ky fshat,afër fshatit Begracë dhe i kishte 6 shtëpi me të ardhura prej 620 akçe.Në defterin e vitit 1468 kishte 15 shtëpi dhe 1 e vejë.Në deftert e viti 1544 dhe 1566 nuk përmendet fare.

Start a discussion about Gjeografia e Kaçanikut

Nis një diskutim