Diskutim:Historia e Medvegjës

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Historia e Medvegjës. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Gjendja momentale në Medvegjë


Sipas regjistrimit të vitit 2001 shqiptarët me 26,8% e përbëjnë numrin e përgjitshum të popullsis së Medvegjës.Duhet cek se regjistrimi i popullsis ka ndodh pas shpernguljes masive te shqiptareve te Medvegjes.


Pas regjistrimit të popullates u shpallen zgjedhjet e lira në vitin 2002 në të cilat morën pjes edhe shqiptarët e Medvegjës para partis për veprim demokratik dhe nga 35 kshilltar të kuvendit komunal shqiptarët fituan 6 vende në kuvendë.


Nenkryetar i kuvendit u zgjodh shqiptar,u aprovua 2 gjuhsia dhe u pranua përkthyesi shqiptar për përkthimin e materialit dhe të seancave,dhe prej vitit 2003 kshilltarët shqiptar në kuvendin komunal diskutojn në gjuhën shqipe.


Gjat kësaj kohe në vitin shkollor 2005-2006 u hap paralelja në gjuhën shqipe, në shkollën e mesme në Medvegjë drejtimi Ekonomik. Momentalisht mësimin në këtë shkoll e vijojn 10 nxënës në vitin e parë dhe 10 nxënës në vitin e dytë. Financimin e udhtimit të nxënësve e bëjnë bashkatëdhetarët nga Zvicra, dhe një pjes e të punsuarve shqiptar në komunën e Medvegjës të cilët marin pjes me 3% nga të ardhurat mujore.


Deri në vitin 2006 shqiptarët e Medvegjës ishin të bashkuar vetëm në një subjekt politik. Kurse ne vitin 2006 , 10 ditë para zgjedhjeve lokale u themelua grupi qytetar LDI ( Lidhja Demokratike për Integrim) dhe bëri ndarjen e shqiptarve në 2 subjekte politike.


Në zgjedhjet e 4 qershorit të vitit 2006 shqiptarët morën pjes të ndarë në dy lista, lista e PVD (Partia për veprim demokratik) e cila fitoi 4 mandate dhe lista e LDI (Lidhja demokratike për integrim) fitoi 3 mandate.


Gjat fushatës parazgjedhore PVD-ja lidhi marveshje për koalicionin pas sgjedhor me grupin e qytetarëve për Jabllanicën e epërme, Sllobodan Drashkoviq i cili fitoi 12 mandate në kuvendin komunal dhe së bashku e formuan kuvendin ku PVD-s ju dha vendi i nënkryetarit të kuvendit dhe antar nëpër gjitha keshillat si dhe drejtori i drejtoratit per arsim.


LDI pasi që marveshja parazgjedhore për koalicion kishte me Partin demokratike të Serbis e cila fitoi 3 mandate dhe nuk ishin në pozit që të themeloin kuvendin komunal,mbetën në opozit së bashku me LDI-në.


Në Medvegjë punojnë 2 shkolla fillore në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe,shkolla fillore "Banja e Siarines" ( ish Zenel Hajdini) dhe shkolla fillore "Zenel Hajdini" në Tupalle, si dhe paralelja 4 vjeqare në Medvegjë.


Në qendër të Medvegjës para pak kohe u renovua edhe Tyrbja objekt fetarë islamo-shqiptare.

Në Medvegjë momentalisht jetojn  rreth 700 banor shqiptar, kurse pjesa tjetër jan të shpërngulur, dhe përkosisht jetojn nëpër qytete të Kosovës,si dhe ne diaspor.


Në Medvegjë funksionon edhe "Radio Medvegja" e cila përmes lajmeve në gjuhën shqipe njofton popullatën me gjendjen aktuale.


Kohet e fundit u themelua shoqata qytetare "Vendlindja" me karakter human e cila bën financimin e udhëtimit të nxënsëve të shkollës së mesme dhe ndihmon qytetarët me gjendje jo te mir ekonomike.

Ne zgjedhjet e fundit qe u mbajten me 11 maj 2008 ne Medvegje,partit politike shqiptare fituan 8 mandate ne Kuvendin Komunal prej tyre i fitoj PVD-ja(Partia per Veprim Demokratik) dhe 3 LDI-ja(Levizja Demokratike per Integrim)

Në Banje te Sjarines tash e disa vite funkcionon edhe OJQ Shpetimi dhe pritet te hapen edhe OJQ tjera te shqiptarve. Ne Medvegje gjithashtu tash pritet te ndertohet nje Xhami e Re shqiptaro-Islame qe dikur ndodhej ne vendin kuy tani ndodhet objekti i Kuvendit Komunal te Medvegjes.