Diskutim:Hoti (fis)
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Hoti (fis). Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Hoti dhe Balsha
[Redakto nëpërmjet kodit]Ndonëse kam riprodhuar besnikërisht ç'shkruan tek përkthimi i vëllimit të Shuflajt, pasi hasa burimin e Fine-it më lindi dyshimi që Hoti jo ishte gjak, por "ishte në gjak me Balshën"... përfund mund t'i ketë shpëtuar redaktorit të Shuflajt mungesa e këtij detaji. Sepse nëse do të ishin gjak në kuptimin e të qenit probatin/vëllamë/byrazer, atëherë do të shkruhej kështu, ose nëse ishte familjar atëherë do të shkruhej "ishte fis". Kjo në mungesë të konsultës me origjinalin, por fakti që në fq. 47 përkthyesi i Shuflajt zgjedh pikërisht "Familja e Shkodrës Span ishte fis me Dukagjinët", atëherë me shumë gjasë është e mësipërmja: i ka shkarë mungesa e në-së. Pres të lexohet dhe të peshohet --GjonBdeku (diskutimet) 14 prill 2018 10:48 (CEST)