Jump to content

Diskutim:Jetë në një kuti shkrepësesh

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Jetë në një kuti shkrepësesh. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Permbledhje

Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a. Romani zhvillohet në dy kohë. Koha reale janë dy javë të muajit korrik të vitit 2004, kur gazetari, në një gjendje psikike të rënduar, kryen aksidentalisht krimin. Koha tjetër përfshin jetën e këtij personazhi të ditëve tona, lindur tridhjetë e dy vjet të shkuara, në një apartament modest, në një pallat modest, në një lagje modeste të kryeqytetit. Një jetë e ndrydhur dhe e mbyllur në përmasat e një kutie shkrepësesh. Autori kërkon rrënjët e skizofrenisë kolektive, që ka shoqëruar dhe vazhdon të shoqërojë ecjen e shoqërisë së sotme shqiptare, veç të tjerash, edhe në përmasat e ndrydhura të hapësirave të saj të jetesës. Faqe pas faqeje, Kongoli zbulon universin e së përditshmes së njerëzve të zakonshëm, por njëherazi edhe hendekun e lemerishëm të pabarazisë sociale dhe të moskomunikimit që është krijuar tashmë brenda kësaj shoqërie, ndaj së cilës, personazhi kryesor, gazetari që ka kryer krimin, ndihet i huaj. Merr përsipër të përballet me poshtërsinë dhe ligësinë njerëzore derisa i pafuqishëm në këtë mision, dorëzohet. Më kot përpiqet të gjejë strehë te kujtimet e fëmijërisë, të dashurive të tij.