Diskutim:Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

fjala kryepiskop nuk eshte shqip POR GREQISHT!


Pergjigje: Nqs je ortodoks dhe do te kishe njohuri te krishtere nuk do te beje kete koment. Fjala Kryepiskop eshte e shqiperuar, pra fjala "Krye" eshte shqip, ndersa fjala "episkop" jo, ashtu si nuk eshte ne shqip as fjala "peshkop" qe thjesht eshte nje variant populist i fjales "episkop". Duhet te jesh pak mendje hapur, se ne mbare Krishterimin (ortodoks, katolik e protestant) perdoren mjaft fjale dhe terma kishtare nga greqishtja. Dhe kjo per arsye te historise dhe kultures se Krishterimit ne shekuj.

  • Në Shqipëri përdoret më gjerë fjala Kryepeshkop nga shumica e popullsisë si në tekste shkollore dhe në jetën e përditshme, por ka edhe njerëz kryesisht minoritarë grekë dhe emigrantë nga Greqia që e përdorin fjalën kryepiskop pasi lidhet më shumë me gjuhën greke. Ndaj mendoj se duhet përdorur fjala "Kryepeshkop". Visi90 (diskutimet) 8 korrik 2013 01:01 (CEST)[përgjigjuni]


Pergjigje 2: Perseri kjo qe ti propozon eshte gjysma greqisht. Cfare kupton ti ne shqip me fjalen peshkop? S'ka kuptim ne shqip. Por ka marre kuptim duke perdorur fjalen greqisht episkop ose epishkop, madje po ti referohesh latinishtes do te konstatosh se eshte mbajtur forma origjinale episkop duke i shtuar nyjet perkatese shquese "us" = episkopus. Megjithate kjo sa te shkruaj ka lidhje me etimologjine e fjales. Interpretimi yt ne lidhje se kush e perdor nuk eshte vecse me prapamendim dhe paragjykues, perpiqesh te keqinterpretosh nje pjese te historise se terminologjise kishtare. Ne shqip perdoren te dyja format si episkop ashtu edhe peshkop, keto do t'i konstatosh nqs lexon literatura te ndryshme origjinale qe nga Noli e deri ne 1967 kur u prishen kishat nga regjimi komunist ateist. Po keshtu do te konstatosh edhe termin "ortodoks" dhe orthodhoks". Sa per tekstet shkollore kjo terminologji mbeten nga koha e komunizmit dhe keta ne format qe ti permend i ngurtesuan ne fjalorin gjuhesor. E megjithate si peshkop ose episkop dhe ortodoks ose orthodhoks, cilido qe i perdor sipas deshires nuk duhet te keqinterpretoje ata nuk i perdorin po ashtu. Gjithe te mirat!

  • Është e vërtetë kjo që thua, dhe ajo që thash më sipër është mendimi im, pasi unë nuk i përkas besimit ortodoks dhe as nuk jam gjuhëtar. Por duke iu referuar fjalorit të gjuhës shqipe fjala "kryepiskop" nuk ekziston fare. Gjithësesi gjithësecili mund ti përdorë fjalët si të dojë.

Sipas fjalorit shqip-shqip: KRYEPESHKOP m. sh. fet. Titull më i lartë se ai i peshkopit në hierarkinë kishtare; i pari i peshkopëve që mban këtë titull dhe që ka nën drejtimin e vet disa peshkopë (në vendet ku vepron kisha e krishterë); kryetari i kishës ortodokse. KRYEPESHKOPATË f. sh. Dioqeza që drejtohet nga një kryepeshkop; selia e kryepeshkopit (në vendet ku vepron kisha e krishterë)

Ka edhe një artikull interesant rreth kësaj Ligjërimi fetar dhe gjuha shqipe. Visi90 (diskutimet) 8 korrik 2013 23:38 (CEST)[përgjigjuni]


- Faleminderit per mirekuptimin!