Diskutim:Lista e shkrimtarëve shqiptarë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Lista e shkrimtarëve shqiptarë. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
shiko Mirko Gashi

Mirko Gashi 1939-1995

Mirko Gashi u lind me 2 janar të vitit 1939 në Kralevë (Serbi). Shkollën fillore e kreu në Preshevë ndërsa Gjimnazin në Gjilan. Ka kryer edhe një shkollë për gazetarë. Ka punuar si mësues në fshatin Caravajkë të Preshevës, pastaj gazetar në Radio Prishtinë, Në Teatrin e Kombësive në Shkup, në Teatrin Popullor të Prishtinës e së fundit ka redaktuar gazetën “Kosova” të një ndërmarrje ndërtimore në Prishtinë. Me krijime letrare ka filluar të merret qysh herët. Është marr edhe me përkthime nga gjuha shqipe në ate serbe dhe anasjelltas. Punimet e Mirko Gashit janë përkthyer në gjuhën fringe, italiane, gjermane, arabe, sllovene, angleze, turke dhe maqedone. Është prezantuar në shumë vepra të autorëve që kanë shkruara për shkrimtarët shqiptarë. Ka kaluar një jetë prej bohemi, gjatë kohës sa ishte pensionist. Vdiq në vitin 1995, në Prishtinë.

Veprat e Mirko Gashit: “Në vorbullën e ujit” Prishtinë 1972 “Netët e bardha”, Prishtinë 1975 “Gjarpëri i shtëpisë”, Prishtinë, 1980 “Arbror vitae”, Prishtinë 1988 “Plagë uji”, Prishtinë 1990 “Liberto për gjenetivin e ujit”(serbisht) “Jedinstvo” Prishtinë 1977

Përkthimet e Mirko Gashit në serbisht: Poezitë e Ali Podrimjes Poezitë e Din Mehmetit Poezitë e Qerim Ujkanit Poezitë e Sabri Hamitit Poezitë e Ibrahim Kadriut “Gof” të Anton Pashkut “Anija e vjetër” të Resul Shabanit “Bregu i pikëllimit” të Teki Dërvishit “Memoaret” të Ismet Shaqirit etj.