Diskutim:Nikollë Lesi
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Nikollë Lesi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kërkesë redaktimi më 22 nëntor 2021
[Redakto nëpërmjet kodit]Nikollë Lesi ka lindur më 6 gusht 1963 në fshatin Spiten te Lezhës. Mbaroi shkollën fillore dhe tetëvjeçare në këtë fshat dhe më pas gjimnazin "Hydajet Lezha" të qytetit të Lezhës. Vazhdoi Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Fizikë në Universitetin e Tiranës dhe e mbaroi atë në vitin 1987.
Punoi disa muaj si mësues fizike në gjimnazin e Lezhës dhe në shkollën e mesme të Zejmenit (Lezhë). Në mars 1988 u hap gazeta lokale "Koha Jone", ku u punësua si gazetar e punoi deri në vitin 1991 (janar). Në janar 1991 gazetat lokale u mbyllen në të gjithë Shqipërinë, pasi nuk do të financoheshin më nga Shteti. Me datë 11 maj 1991 vendosi të ribotonte gazetën lokale KOHA JONE, por tashmë të pavarur e të financuar prej tij. Pikërisht data 11 maj 1991 shënohet dita e parë e numrit të saj si e pavarur dhe kjo datë është për shtypin shqiptar si datë themelimi e shtypit të pavarur shqiptar. Mënjëherë bashkëpunoi me një numër gazetarësh të rinjë, të cilët më vonë u bënë shtylla të gazetarisë së lirë shqiptare të viteve të para të demokracisë. Ai vazhdoi punën për një gazetë kombëtare të pavarur, duke bërë që gazeta “Koha Jone” të jetë gazeta kombëtare indipendente më e madhja në historinë e medias së shkruar shqiptare.
Gjatë viteve 1995-1996 si filiale të gazetës "Koha Jone" u botuan edhe gazetat "Sport Ekspres" e revista "AKS". Në maj-qershor të vitit 1997, Lesi nxori në transmetim të parën radio private në Shqipëri me emrin radio KOHA dhe në vitin 1998 Televizionin TV KOHA .
Gjatë viteve 2003-2004 Lesi shiti filialet e medias së tij dhe mbajti vetëm gazetën KOHA JONE. Në qershor të vitit 1997 Nikoll Lesi u zgjodh deputet në Parlamentin e Shqipërisë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 e më pas ato të vitit 2005 u zgjodh përsëri deputet. Në vitin 2002 u zgjodh kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, post të cilin e mbajti deri në qershor 2006 kur dha dorëheqjen sapo PDK arriti rezultatin e saj historik me tre deputetë, rezultat që nuk u arrit më në historinë e kësaj force kristiane.
Në tetor 2009 u emërua zv/ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportëve, post të cilin e mbajti deri në gusht 2013. Në shtator 2013 dha dorëheqjen nga politika dhe u kthye në media. Nga ky moment (2013) Nikoll Lesi vazhdon në median KOHA JONE si pronar dhe drejtues i medias së parë të pavarur shqiptare. Sot www.kohajone.com është portali mediatik i tij. Nikolle Lesi është i martuar dhe ka dy djem.