Diskutim:Nikolla i Mirës
Appearance
(Përcjellë nga Diskutim:Nikolla i Mirës së Likisë)
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Nikolla i Mirës. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
- @Saklanan gerçekler, Shoh se vazhdimisht keni tendencën të ndryshoni emrin "Nikolla" në "shën Koll". Megjithëse ky version mund të jetë i përdorshëm në ligjërim të përditshëm, emri i shenjtorit në fjalë, ishte Nikolla ( etimologjia e emrit është qaruar në artikull, po ashtu edhe derivatet e tij). Nuk është e hijshme t'i deformojmë emrin një personi historik, pasi emri përbën identitet. Në shqip, në ligjërimin bisedor, kryesisht në të folmet veriore, me kalimin e kohës, "Shën Nikoll" është ngrënë dhe mbetur "shën Koll". Por kjo nuk do të thotë se kjo është formë zyrtare e përdorimit të emrit. Të lutem, nëse nuk keni kompetencë në të tilla tema dhe personazhe teologjike, të paktën pyet për sqarime përpara se të bëni ndryshime. --Orthodoxalbania (diskutimet) 8 prill 2020 16:08 (CEST)--Orthodoxalbania (diskutimet) 8 prill 2020 16:08 (CEST)
- @Saklanan gerçekler, Në artikujt e Wikipedias shqip, që u referohen shenjtorëve, ke ndërhyrë vazhdimisht duke i hequr fjalën dalluese “Shën”. A ke ndonjë autorizim a kompetencë për këtë? Personat që janë shpallur shenjtorë janë njohur botërisht si të tillë, dhe të qenit shenjtor është thelbi i identitetit të tyre, arsyeja pse kanë hyrë në histori. “Nikolla” mund të ketë shumë, por një është “Shën Nikollë i Mirës së Likisë”, për të cilin flitet në artikull.
As njerëzve të thjeshtë nuk u referohemi vetëm me emër, por dhe me mbiemër dhe titull, nëse kanë. Ndërhyrje të tilla konsiderohen mungesë respekti ndaj personave në fjalë. Edhe në artikuj të wikipedias anglisht, italisht, greqisht etj. i ke me emërtimin "shën": https://en.wikipedia.org/wiki/Saint_Nicholas https://en.wikipedia.org/wiki/San_Nicola https://el.wikipedia.org/wiki/%CE%86%CE%B3%CE%B9%CE%BF%CF%82_%CE%9D%CE%B9%CE%BA%CF%8C%CE%BB%CE%B1%CE%BF%CF%82 -Orthodoxalbania