Diskutim:Opera
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Opera. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Edhe muzika shqiptare e periudhës së Rilindjes është pjesë e zhvillimit të përgjithshëm kulturor e artistik që u vu re në Shqipëri gjatë kësaj kohe. Muzika e kultivuar e ka zanafillën në lëvizjen kulturore që shpërtheu fill pas krijimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 1878. Në këtë vit në Shkodër u krijua banda e parë muzikore shqiptare, e cila hodhi themelet për zhvillimin e një muzike të re në Shqipëri. Formimi i orkestrave frymore më parë në Shkodër, pastaj në Korçë, në Elbasan dhe në qytete të tjera, bëri të mundur që të njihen e të përhapen gjinitë e kultivuara në artin muzikor, ato të formacioneve orkestrale. Ky repertor i ri do të shërbente si përvojë e drejtpërdrejtë për krijimin e veprave muzikore të para shqiptare, si marshi “Bashkimi i Shqipërisë”, i kompozuar nga Palokë Kurti më 1881. Qytetet e Shkodrës e të Korçës ishin dy qendrat kryesore të zhvillimit të muzikës shqiptare të periudhës së Rilindjes. Në vitin 1909 në Korçë u ngrit orkestra frymore e quajtur “Banda e Lirisë”. Tipar dallues i muzikës së Rilindjes Kombëtare ishte karakteri atdhetar që shoqëroi periudhën e Rilindjes dhe u thellua më tej me periudhën e Pavarësisë.
Start a discussion about Opera
Talk pages are where people discuss how to make content on Wikipedia the best that it can be. You can use this page to start a discussion with others about how to improve Opera.