Jump to content

Diskutim:Shipkovica (Tetovë)

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Shipkovica (Tetovë). Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Përgënjështrim

[Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo pjesë e paraqitur për Shipkovicën është gënjeshtër e kulluar nga ata që nuk e njohin historinë e Shipkovicës.


Ngjarjet shkojnë e lidhen njëra me tjetrën si në film : <br>==

'''E para''' - Pjesa dërmuese e arsimtarëve të parë të këtyre trojeve shqiptare, vinin nga Shqipëria. Përmes një fotografie që na e ofron zoti Sadush Lisi nga Xhepçishti, kuptojmë se po në atë periudhë, arsimtar i shkollës së parë shqipe të këtij fshati, është Vangjel Daka, me prejardhje nga Shkodra. Nxënësit e veshur në kostume kombëtare, porsi në Shipkovicë, po atë vit (1942), mbajnë parrollat “Rroftë Shqipëria !”, “Rroftë Flamuri !”, “Rroftë Arsimi !” <br>

'''E dyta''' - Në vitin 1942, një kërçovar që u kalit në Bukuresht, vjen nga Tirana e Mbretërisë Shqiptare dhe qeveris Komunën Shqiptare të Shipkovicës, duke paturpasur një qëndrim dinjitoz, pa e komprometuar vetveten (Sefedin Kërçova). Dhe vjen 59 vjet më vonë, në 2001 një kërçovar tjetër i zgjuar, me tetovarë, shkupjanë, dibranë, kumanovarë, kërçovarë, kosovar, lab e tropojan e atdhetarë tjerë të ndezur, për të dirigjuar nga ky fshat, aksionet ushtarake dhe diplomatike, për desovjetizimin e Maqedonisë.


Për qëndrimin dhe veprimin e tij e të njerëzve të tij në këtë kështjellë shpirtërore të shqiptarizmit, gjeneratat që vijnë, do të shkruajnë fejtone dhe vepra voluminoze. Dëshmi për këtë janë evenimentet, kujtimet, takimet, dokumentet, vizitat, intervistat, xhirimet, fotografitë. Manifestimet më madhështore, që janë mbajtur në këtë fshat historik, lidhur me ngritjen e Flamurit, janë pra ato të periudhës së Sefedin Kërçovës dhe Ali Ahmetit. Janë këto ngjarje impresive, që i prarojnë faqet e historisë, me shembuj të shumtë, të atdhedashurisë shqiptare, se Shipkovica ishte dhe ngeli Shqipëri. Rami ilja (diskutimet) 18 qershor 2023 21:05 (CEST)[përgjigjuni]