Diskutim:Shkolla normale e Elbasanit

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Shkolla normale e Elbasanit. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

SHKOLLA NORMALE E ELBASANIT ESHTE DJEP I ARSIMIT SHQIPTAR.KJO SHKOLLE E KRIJUAR NE 1909 NGA PATRIOTET DHE MESUESIT E MEDHENJ TE KOHES ESHTE NDERI DHE LAVDIA E KOMBIT TONE.AJO ESHTE SHKOLLE ELITE E ARSIMIT.NE QE KEMI PASUR FATIN E MIRE TE STUDIOJME NE KETE SHKOLLE JEMI KRENAR PER TE,POR SOT NA VJEN KEQ KUR NJE PJESE E MESUESVE TE DALE NGA KJO SHKOLLE NUK KANE MUNDESINE TE JAPIN KONTRIBUTIN E TYRE NE ARSIM.DO TE UROJA ME GJITHE SHPIRT QE SHKOLLA TE RUAJ TRADITAT E SHQUARA QE KA PASUR. SHKOLLA TE TILLA E MERITOJNE TE NDEROHEN.SI NORMALIST RUAJ NE KUJTESEN TIME PERSHTYPJET ME TE MIRA DHE KONSIDERATEN ME TE LARTE PER TE,PER STAFIN PEDAGOGJIK PER DREJTUESIT E SHKOLLES DHE PER NXENESIT KANDIDAT PER MESUES.DO TE UROJA GJITHASHTU QE NGA BANKAT E SHKOLLES TE DALIN MESUES TE DEVOTSHEM PER TI SHERBYER EDUKIMIT DHE MESIMIT TE GJUHES SONE TE DASHUR SHQIPE. ME RESPEKT RAMADAN GORICA MATURA E VITI 1980

Përshëndetje kolegë. Respekt për Shkollën Luigj Gurakuqi në Elbasan por në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, pastaj në Enciklopedinë Universale të Ilustruar, në Fjalorin e Pedagogjisë, në Fjalorin Enciklopedik të Edukimit, në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, etj. Shkolla Normale e Elbasanit ekziston si një zë i veçantë. Mendoj që për shkak të rëndësisë së saj do të mund të ekzistonin që të dy zërat veq e veq. Respekt.--Drenisa (diskutimet) 24 janar 2023 19:33 (CET)Reply[përgjigjuni]

Diskutim rreth ndarjes se artikujve[Redakto nëpërmjet kodit]

@Drenisa Mirembrema Drenisa! Jam nje nxenes i shkolles Luigj Gurakuqi dhe e njoh shume mire me historine e normales sepse stergjyshi, gjyshi dhe mamaja ime kane qene nxenes te shkolles. Doja te pyesja perse e ndave ne dy artikuj ate te Shkolles "Luigj Gurakuqi"? Arsyeja qe une nuk krijova nje artikull te ri per Shkollen "Luigj Gurakuqi", por e ndryshova titullin duke e vendosur ne kllapa "ish Normalja Elbasanit" ishte se ajo ka muzeun, regjistrat, monedhen e Normales, etj edhe cdo vit ne 1 Dhjetor festohet ende ditelindja e saj, tregohet historia dhe kendohet kenga e normales Ju ftoj ta vizitoni shkollen dhe muzeun e saj! Dhe shpresoj te me mirekuptoni! Mirens06 (diskutimet) 26 janar 2023 20:04 (CET)Reply[përgjigjuni]

Përshëndetje. Respekt për ju dhe paraardhësit tuaj të nderuar. Ja përgjigja. Në burimet që kam sjellur dhe në shumë të tjera që nuk kam sjellur, është fjala për burime profesionale, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, etj., përmendet Shkolla Normale e Elbasanit. Madje për Normalen e Elbasanit kanë njohuri edhe shumë njerëz që nuk kanë edhe aq lidhje me arsimin, edukatën dhe pedagogjinë. Tani p.sh. ne kemi artikullin Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës (1969–99) edhe pse është fjala për të njëjtin instutucion, dhe përveç kësaj ekziston edhe artikulli me titull Universiteti i Prishtinës (Mitrovica Veriore). Une mendoj se duhet të ekzistojë një artikull për Shkollën Normale në Elbasan dhe një tjetër për Shkollën e Mesme Luigj Gurakuqi. Besoj se edhe në hyrje të shkollës suaj shkruan Shkolla e Mesme Luigj Gurakuqi e jo Shkolla Normale në Elbasan. Sa di une kështu është edhe zyrtarisht. Nëse ju jeni kundër urdhëro prapësoi ndryshimet e mia dhe une të kërkoj falje. Respekt Drenisa (diskutimet) 26 janar 2023 20:23 (CET)Reply[përgjigjuni]

Pershendetje perseri! Gjate kesaj kohe me erdhi nje ide dhe besoj se do ju pelqeje. Mendova qe ta zhbejme ndarjen e artikujve dhe ta kthejme sic ishte, por te krijojme nje artikull tjeter Shkolla Normale e Elbasanit dhe aty te perfshijme te gjithe informacionin per te duke i shtuar drejtoret nder vite,normalistet, mesuesit e normales, revistat, pamje nga muzeu dhe cfare permban ai, etj Mirens06 (diskutimet) 26 janar 2023 21:37 (CET)Reply[përgjigjuni]

Në rregull, pajtohem. Por une nuk kam edhe aq shumë kohë. Duhet ta bësh ti. Ekziston edhe mundësia që një pjesë e përmbajtjes së artikullit nga Shkolla Normale të bartet te Shkolla Luigj Gurakuqi, p.sh Historiku, Muzeu, Monedha, etj. Bëje ashtu si ta merr mendja se është më së miri. Une të dëshiroj suksese. Respekt. Drenisa (diskutimet) 26 janar 2023 21:53 (CET)Reply[përgjigjuni]

Ne rregull. Faleminderit! Te uroj gjithe te mirat! Mirens06 (diskutimet) 26 janar 2023 22:02 (CET)Reply[përgjigjuni]