Diskutim:Shqipëria Osmane

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Diskutim:Shqipëria osmane)
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Shqipëria Osmane. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Ky artikull ka nevoje per redaktim, eshte lemsh, flet per sanxhaket, pastaj per sulltanin, pastaj prape per sanxhaket. Ne nje pjese te flase per sanxhaket, ne tjeter te flase per sulltanin. Dhe ka nevoje per me shume figura.

Mua më duket më i përshtatshëm emërtimi i vjetër i artikullit "Shqipëria nën sundimin osman" sesa "Shqipëria osmane".--Udha (diskutimet) 29 nëntor 2017 12:18 (CET)[përgjigjuni]

U bënë gati dy muaj qëkur komentova këtu, dhe askush tjetër s'e dha mendimin e tij. @1l2l3k, Cili është mendimi yt për këtë çështje?--Udha (diskutimet) 23 janar 2018 22:14 (CET)[përgjigjuni]
Hmmmm, kjo është delikate, dhe ti s'duhet ta prekësh artikullin pasi e ka edituar Hatakja, por të editosh faqja e diskutimit është Ok. Shoh që AT44 e zhvendosi dhe nuk kam ndonjë problem të madh me zhvendosjen, edhe pse do kisha preferuar "Shqipëria nën Perandorinë Osmane", sic eshte edhe ne enwiki dhe wikipediat e tjera. Në fakt lëvizja nga "Ottoman Albania" nën "Albania under the Ottoman Empire" u bë nga Valondk para një viti. Eshtë një lëvizje e mirë nëse shihet si pushtim. Themi "Shqipëria nën Italinë fashiste" dhe "Shqipëria nën Gjermaninë Naziste", po janë shumë akademikë që prezencën osmane nuk e shohin si pushtim. Po, janë pakicë, por ekzistojnë. Gjithsesi një lëvizje e tillë do diskutim, bile mund të marri edhe një votim. Jam i bindur që AT44 ka arësyet e tij të mira për zhvendosjen. Në cdo rast mund ta hedhësh për votim, do rekomandoja Kuvendin ku do e shohin më shumë përdorues. --1l2l3k (diskutimet) 23 janar 2018 22:53 (CET)[përgjigjuni]
Titulli i meparshem ishte disi i gjate dhe ndoshta i veshtire per tu gjetur, por edhe titulli i tanishem ka probleme, sepse edhe ky eshte i veshtire per tu gjetur dhe mbi te gjitha eshte nga ana politike dhe historike disi i komplikuar. Nje diskutim ne kuvend per keto dy tituj dhe alternativa te tjera do te ishte nje gje e drejte. Ktrimi991 (diskutimet) 23 janar 2018 23:10 (CET)[përgjigjuni]
Nuk ka asnje arsye pse te zhvendosej artikulli. Me aq sa kam lexuar une histori, nuk ka asnje term "Shqipëria osmane". Ne cdo liber historie te Shqiperise ka nje kapitull "Shqiperia nen sundimin osman" ose "Pushtimi osman". Me duket e tepert dhe besoj se nuk ka ndonje arsye per ta diskutuar me tej, ndaj riktheva faqen ne titullin e meparshem. Emeritemt ne Wikipedia nuk behen me qellim qe te jene "te shkurter" por te sakte. -- Euriditi  23 janar 2018 23:29 (CET)[përgjigjuni]

Zhvendosje e gabuar ne titullin "Shqipëria osmane"[Redakto nëpërmjet kodit]

Titulli i meparsgem i ketij artikulli ka qene "Shqipëria nën sundimin osman" dhe eshte zhvendosur nga nje llogari e perdoresve te shumefishte ne "Shqipëria osmane" pa kurrfare referimi (zhvendosja). Artikulli do te kthehet ne emertimin e meparshem. -- Euriditi  12 tetor 2019 13:00 (CEST)[përgjigjuni]

@Euriditi, ri-zhvendosa artikullin sipas këtij diskutimi – më sipër përdoruesi:1l2l3k këshilloi titullin më asnjanës "Shqipëria nën Perandorinë Osmane". – Βατο (diskutimet) 12 tetor 2019 19:38 (CEST)[përgjigjuni]
Rikthimi ne kete term duket me i volitshmi, Shqiperia nen Perandorine Osmane sugjeronte gabimisht se kishte nje Shqiperi asokohe - jo me pa te drejte ama, shteti osman e njihte si Arnavudluk gjeografine e banuar nga shqiptaret - dhe kjo ishte nen perandorine. Nderkohe qe gjeografia shqiptare pesoi ndryshime fluide, u rrit dendesia e popullates shqiptare brenda asaj gjeografie, dhe u zmadhua si e tille. Keshtu qe termi i pergjithshem, siç ka ne en.wikipedia.org plot Ottoman Serbia, Ottoman Syria e Ottoman Greece, kot jane lodhur edhe kontributoret tane te luftojne mullinjte e eres ne kete antiosmanizmin e pas pilafit.Ikranjani (diskutimet) 8 gusht 2023 21:19 (CEST)[përgjigjuni]

Internet Archive Bot[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Shqipëria nën Perandorinë Osmane. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 26 nëntor 2022 18:20 (CET)[përgjigjuni]