Jump to content

Diskutim:Sistemi elektroenergjetik

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Sistemi elektroenergjetik. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

LINJAT TRANSMETUESE DHE KABLLOT


Linjat transmetuese përdoren për transmetimin e sasisë së madhe të energjisë elektrike në distanca shumë të gjata. Linjat e tensionit të lartë të rrymës alternative përdoren për transportimin e energjisë në distanca të mëdha, si janë linjat ndërlidhëse në mes të Kosovës me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Ndërsa kohët fundit, po aplikohet edhe transmetimi i energjisë elektrike të sasive të mëdha me linjat e tensionit të lartë të rrymës së vazhduar.

Linjat transmetuese kategorizohen sipas tensionit si në vijim. • Linjat e tensionit ekstra të lartë • Tensioni, 400 kV, 750 kV • Lidhjet interkonektive midis sistemeve • Linjat e tensionit të lartë • Tensioni, 110 kV, 220 kV • Lidhjet interkonektive midis nënstacioneve, centraleve elektrike • Linjat nën-transmetuese • Tensioni, 35 kV, 10kV • Lidhjet interkonektive midis nënstacioneve dhe shpenzuesve industria të mëdhenj • Linjat shpërndarëse • Tensioni, 0.4 kV, • Furnizojnë konsumatorët komercial dhe të amvisërisë. • Linjat e rrymës së vazhduar të tensionit të lartë • Tensioni, 600kV, • Lidhjet interkonektive midis regjioneve.

KONSTRUKSIONI

Elementet kryesore të linjës janë: • Përcjellësit trefazor të cilët mbartin rrymën elektrike; • Izolatorët, të cilët shërbejnë për mbështetje të përcjellësve dhe izolim e tyre; • Shtylla, që shërben për mbajtjen e përcjellësve dhe izolatorëve; • Baza e shtyllës dhe tokëzimi; dhe • Përcjellësit mbrojtës, të cilët shërbejnë për mbrojtje nga rrufeja.

Linjat nën-transmetuese vendbanimeve me ato në vendbanime nga çeliku ose nga beton-armeja, të cilat kanë themele nga betonarmeja. Në këto linja, zakonisht vendoset nga një përcjellës për fazë. Por për rritjen e kapacitetit bartës të linjës mund të përdoren më shumë përcjellës për fazë. Përcjellësit janë të mbështetur në izolatorët varës të vendosur në degët e shtyllës. Në maje të shtyllës është përcjellësi mbrojtës i tokëzuar që shërben për mbrojtjen e linjës nga goditja e rrufesë. Ky përcjellës mbrojtës është i tokëzuar në secilën shtyllë, me tokëzues në formë të pllakës ose elektrodave në formë gypi. Linjat shpërndarëse furnizojnë me energji elektrike objektet komerciale dhe ato të banimit. Në qytete e urbanizuara përdoren linjat kabllore nëntokësore për shpërndarjen e energjisë elektrike. Në fshatra dhe në pjesët jo të urbanizuara të qyteteve përdoren linjat ajrore shpërndarëse me shtylla nga druri ose nganjëherë edhe me shtylla të betonit. Shtyllat e drurit, për mbrojtje nga kalbja impregnohen me katran. Këto shtylla mund të vendosen në themel nga betoni ose drejtpërdrejt në tokë.

            Shtyllat 
             Sipas materialit i cili përdoret për konstruksionin e shtyllave dallojmë:

• shtyllat e çelikut, • shtyllat beton-arme, dhe • shtyllat e drurit. Çeliku përdoret shumë në ndërtimin e shtyllave të linjave ajrore. Konstruksioni i tyre kryesisht është në formë rrjete, përveç te shtyllat gypore për tension të ulët. Shtyllat Sipas materialit i cili përdoret për konstruksionin e shtyllave dallojmë: • shtyllat e çelikut, • shtyllat beton-arme, dhe • shtyllat e drurit. Çeliku përdoret shumë në ndërtimin e shtyllave të linjave ajrore. Konstruksioni i tyre kryesisht është në formë rrjete, përveç te shtyllat gypore për tension të ulët. Druri si material për shtylla mund të përdoret për linjat me tension deri në 220 kV. Por përdorimi kryesor i drurit është në linjat e tensionit të ulët.

Start a discussion about Sistemi elektroenergjetik

Nis një diskutim