Diskutim:Sufizmi
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Sufizmi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
A ka mundësi të redaktohet tema mbi Sufizmin? Shkrimi është bërë nga nxënësit e shkollës së Ibn Tejmijes dhe Abdul Vehabit që janë kritikët më të ashpër të Sufizmit prandaj ky artikull nuk mund të konsiderohet serioz. Mbi sufizmin është më së miri të shkruhet nga ata që e praktikojnë këtë shkencë të Islamit. Në qoftë se më lejohet të postoj këtu unë do të përgadis një artikull mbi sufizmin i cili do të bazohet në këndvështrime të ndryshme të Islamit jo vetëm nga këndvështrimi i nxënësve më radikal të Islamit. Gjithashtu do të ofroj burime të sakta të informacioneve.
Ju faleminderit
Nga artikulli *Sufitë*
[Redakto nëpërmjet kodit]Në shek. XII ndahen Sufitë që supozohet që janë emëruar sipas Sufit që ishte veshje e leshtë. Këta jetojnë nën tarikat që është shkollë sufite. Tarikatet apo shkollat e sofizmit janë 12 më të njohurat: kadiri, rufai (ka në Gjakovë dhe në Rahovec), bektashi, halveti, sa’adi (në Gjakovë, Prizren dhe Prishtinë), tigjani, bajrami, mevlevi, melami, nakshibendi, sinani (jerevi), desuki, shahzeli. Vendet e riti të safive janë teqetë (tekket). Lutjet që bëhen në teqe kushtuar perëndisë quhen Zikër. Zikër d.m.th. theksimi i emrave të Zotit me gjuhë dhe me mendje në të, thirrja e Allahut si dhe lavdërimi i emrave të Zotit. Zikri nuk përbëhet vetëm nga leximi i lutjeve nga librat e shenjtë, por këto rite përcillen edhe me rekuizite siç janë: Kudumat, Zilet (dy pllaka metalike në formë pjate të cilat goditen njëra pas tjetrës), pastaj janë zarfat, që kanë formën e gjilpërës. Me to shpohen kur arrihet kulminacioni i lutjeve. Udhëheqësi i dervishëve është Shehu (që d.m.th. plak). Shehu zgjidhet nga familja dhe është titull trashëgues. Baba ia len këtë titull djalit që mendon se ka merita më të mëdha dhe aftësi më të mira mendore. Dervishët e shehët e mbajnë një ramazan 10 ditësh, i cili është në muajin Muharrem (10 ditë Muharrem). Ky quhet Matem (pikëllim) dhe e mbajnë për shkak se në vitin 61 të hixhrit në vendin e quajtur Qerbela, ka rënë dëshmorë nipi i Pejgamberit a.s. dhe djali i hasret Aliut Hyseni r.a. Për këto 10 ditë mbajnë zi (matem) për dëshmorët në Qerbela. Në këto 10 ditë hanë ushqim të caktuar dhe nuk pinë ujë të pastër. Ndërsa në ditën e 10-të përgatitet një ëmbëlsirë e posaçme që quhet “Ashure”. Për sa i përket vendeve të lutjeve – teqeve – ato kanë ngjashmëri më xhamitë, por nuk kanë minare. Djali i shehut që kandidon për sheh quhet shehzade, diku Vekil shehu. Shehët e dervishët pas vdekjes varrosën ne tyrbe. Ky varr quhet kuburë.--Lludha (diskutimet) 15 korrik 2018 19:38 (CEST)