Diskutim:Viktor Emanueli III

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Viktor Emanueli III. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Mbi ndryshimin https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Viktor_Emanueli_III&oldid=1933372

Versioni i mëparshëm e përshkruan perandorin si uzurpator. Ndonëse nga pikëpamje metaforike përshkrimi është i përshtatshëm, nga pikëpamja juridike është i gabuar. Kurora e Mbretërisë së Shqipërisë i është dhuruar perandorit nga shqiptarë, me apo pa të drejtë delegimi kjo ka pak rëndësi për temën që diskutohet. Ndërkohë që, sipas fjalorit të shqipes, uzurpator është ai që:

UZURPUES m. libr.

   Ai që rrëmben në mënyrë të paligjshme pushtetin ose të drejtat e dikujt duke përdorur dhunën a dredhinë. Uzurpues i pushtetit. Uzurpues i fronit.

Që Viktor Emanueli III të ishte uzurpator, do të duhej ta kishte rrëmbyer kurorën. Por nuk mund të flasësh për rrëmbim të një gjëje që erdhën e ta sollën me ceremoni në pallat…