Ditar (Anne Frank)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ditari libër i shkruar nga Anne Frank lindi më 12 qershor 1929 nga prinderit Oto dhe Edit Frank,çifutë që emigruan në Holandë në vitin 1942

Të dhëna të Përgjithëshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky libër është një Ditar Personal, i cili në faqet e tij shpreh te gjithë ndjenjat dhe ndodhitë e një vajze trembëdhjetvjeçare dhe familjes së saj me prejardhje çifute.Gjatë luftës së dytë botërore ashtu si dhe shumë familjeve të tjera me prejardhje çifute edhe familja Frank u prek nga Ligjet Anti-Hebraike.Ata vuajten ne kampe perqëndrimi ligjin barbarë që u mohonte cdo te drejte jetese dhe ushtronte mbi to vetëm dhunë dhe tortura nga më të ndryshmet.Ky ditarë ka vlera te Pacmueshme politike,sociale.Dënon ideologjitë politike dhe regjimin e asaj kohe.

Personazhet Kryesorë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Petronela(Augusta),Hans (Hermani), Alfred Van Dan(Peteri),Albert Dusel (Fritz Pfeffer) Zonja Van Dan, Oto Frank,Margoja,Anne Frank

Tema[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trajtimet e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Hebrenjt nën trysninë e ligjeve Anti-Hebraike .

Permbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1940 Gjermania pushtoi Hollandën dhe filloi menjëherë zbatimin e ligjeve anti-hebraike. Babai i Ana Frank, i frikësuar për familjen e tij me prejardhje hebraike , ra në ujdi me bashkëpunëtorët e biznesit të tij për ta vazhduar punën në një vend të fshehtë, derisa të përfundonte lufta. Ata shpresonin se lufta do të përfundonte shpejt, por nuk ndodhi ashtu. Iu desh të qëndronin për më shumë se dy vjet radhazi në strehimin sekret. Disa muaj përpara se familja Frank të fillonte të fshihej, Anës i dhuruan për ditëlindje një ditar.Anne Frank filloi të shkruante në ditarin e saj që në moshën trembëdhjetëvjeçare, nga 12 qershori i vitit 1942 deri më 1 gusht 1944. Në të vërtetë, ajo nuk kishte ndonjë mik të afërt me të cilin mund të fliste, ndaj në ditarin e saj i shkruan për të gjitha përjetimet e veta një shoqeje imagjinare, me emrin Kiti. Këto shënime, ku ajo nxirrte dufin e atyre ditëve të zymta dhe të rënda, ishin shkruar vetëm për Anën, deri ne momentin kur u botua. Në këtë ditarë ajo shprehu të gjithë mendimet dhe kritikat e saj për kohën në të cilën jetoi. Shkruante në të gjithçka që i ndodhte asaj dhe familjes. Askush nuk e di saktësisht se si ndodhi që pas dy vjet e gjysmë strehimi, dikush u tregoi nazistëve për vendndodhjen e familjes Frank. Nazistët shkuan në vendin ku gjendeshin Frankët, i morën dhe i dërguan në një kamp përqendrimi. Vetëm babai i Annës fshehurazi shpëtoi kurse Anna dhe familja saj vdiqën.

Gjuhët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • shqipe Edit Dibra. Botuar në shtëpinë botuese Dituria në Tiranë në vitin 2004.
  • gjermane Miriam Pressler shtëpinë botuese S.Fischer në Frankfurt mbi majn në vitin 1988.