Jump to content

Ditari i Aranitës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Ditari i Aranitës" Roman me Autor Njazi Bahiti. Botues: Dorena Publishing, viti: 2010. Faqet e librit 146. ISBN 978-99956-14-65-2

"Ditari i Aranitës"është më tepër një tentativë e autorit për të trajtuar një temë shumë aktuale e cila ka të bëjë me të ashtëquajturat reforma dhe presione mbi administratën publike, fenomen i cili tek ne bëhet evident sa herë ndërrohen pushtetet. Për të qenë sa më i besueshëm autori ka "vendosur kamerën"në një ambjent pune kryesisht me gra, specialiste në një administratë tatimore dhe i rrëfen ngjarjet nëpërmjet ditarit të Aranitës.

Zgjedhja e një ambjenti të tillë është bërë për arsyen e thjeshtë se sa herë ndërrohen pushtetet kjo pjesë e administratës publike çoroditet që kur fillojnë fushatat zgjedhore dhe shkatërrohet thuajse totalisht në emër të reformave duke larguar njerëzit e kualifikuar e zëvëndësimin e tyre me militantë. Kjo zgjidhje kështu nga autori ka të bëjë dhe me arsyetimin se në një ambjent pune me gra, marrja informacionit, përpunimi, deformimi dhe transmetimi gojë më gojë, funksionojnë shumë e shumë më mirë se sa në një ambjent tjetër pune.

Duke qenë edhe specialist i fushës autori njeh mirë gjuhën profesionale dhe për këtë arsye artistikisht është munduar të përcjellë dhe raportet ndërmjet administratës tatimore dhe tatimpaguesve,raporte të cilat për fat të keq përbëjnë modelin më të deformuar të mardhënjeneve ndërmjet partnerëve.

Shpesh problematika del nga limontia e zyrave dhe vendoset në jetën e përditëshme aty ku njerëzit ndeshen me problemet e jetës në familje,në shkollë, në bisnes e kudo, duke krijuar një tabllo më të plote të një realiteti jo fort të këndëshëm, por që është evident dhe duhet pranuar.