Dizajni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Natyra e dizajnit eshte po aq komplekse sa ajo e teknologjise. Dizajni eshte ajo pjese e pervojes njerzore, aftesi dhe njohuri e cila eshte ceshtje e aftesive te njeriut qe ta bej mjedisin e tij te pershtatet me nevojat e tij amteriale dhe shpirterore. Dizajni eshte nje proces racional, logjik per te zhgjidhur probleme. Per termin "procesi i dizajnit" ne gjithashtu mund te lexojme "procesi i zgjidhjes se problemit" i cili ne te gjitha format, pervec asaj abstrakte punon me koncensus dhe konsultime. Procesi fillon me identifikimin dhe analizimin e problemit, dhe vazhdon me mbledhjen e informacionit dhe eksplorimit te ideve deri sa te krijohet zgjedhja perfundimtare e problemit.

Megjithate, dizajni ska qene gjithmone nje proces racional, deri ne Luften e Madhe dizajni ka qene kryesisht nje afere kaotike ku koncensusi dhe konsultimet nuk ishin edhe aq te dukshme. Dizajni ska qene nje proces total. Puna e pjesmarresve ka qene kryesisht e ndare, secili duke pase pak qasje ne ceshtjen e cila dilte jashte kufinjeve te ekspertizes se tyre. Gjate viteve te luftes, Levizja Bauhaus ka tentuar te thur procesin e dizajnit ne nje te pergjithshme koherente ku studentet jane inkurajuar te studiojne dizajnin ne nje menyre qe ka qene po aq e pergjithshme sa e detajizuar. Ne kete menyre, dizajni ka evoluar shpejte ne nje aktivitet te mbyllur, ne te cilin te gjithe, pervec dizajnereve kan pase pak qasje per te bere pyetje per materiale, shije.. e keshtu me radhe. Dizajneret fillojne te egzistojne ne nje fluske shoqerore, duke u konsultuar me aske tjeter pervec dizajnereve tjere. Rezultati ka qene qe shume dizajne, te punuara vecanerisht ne kohen menjehere pas Luftes se II-te Boterore, kan lene shume per te deshiruar ne nevojat e perdoruesve. Ato me shume kan qene realizime te dizajnit te endrrave, para nje zgjidhjeje per nevojat e mjedisit shoqeror dhe kulturor.

Vitet e fundit kan shenjuar nje reaksion te mbrehte kunder levizjes se dizajnit. Individet brenda shoqerise kan filluar te shprehin shijet e tyre, individualitetin e tyre, stilin personal, si dhe vetimazhin personal permes asaj qe ata e perdorin dhe e blejne. Kjo eshte pse dizajni nuk eshte nje aktivitet vetem per dizajnera, por eshte nje aktivitet i ndare ne mes te atyre qe dizajnojne art, sisteme dhe mjedise, atyre qe i bejne ato si dhe atyre qe i perdorin.

Disiplinat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas tere ketij zhvillimi edhe nga dizajni filluan te dalin disiplinat e reja qe ndihmuan ne zhvillimin (zgjedhjen e problmeve) te jetes artitektonike dhe sociale ne bote. Keshtu filluan te marin hapat dizajni industrial, dizajni grafik, dizajni arkitektonik e hap te madh pat edhe dizajni i interierit.

Dizajni i enterierit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dizajni i enterierit eshte proces i formesimit te eksperiences se hapsires se brendshme, permes manipulimit me volum hapesinor poashtu me trajtimin e siperfaqes. Per te mos u bere konfuz me "dekorimin e brendshem", dizajni i enterierit terheq ne aspektet e psikologjise se mjedisit, arkitektures dhe produktit te dizajnit ne shtese te dekorimit tradicional. Dizajneri i enterierit eshte personi qe konsiderohet nje profesionist ne fushen e dizajnit te enterierit ose njeri i cili dizajnon enteriere si pjese e punes se tij. Dizajni i enterierit eshte nje praktike kreative qe analizon informata programike, vendos nje drejtim konceptual, rafinon drejtimin e dizajnit, dhe prodhon komunikim grafik dhe dokumente konstruktimi.

Dizajneret e enterierit performojne disa ose te gjitha prej aktiviteteve me poshte, pergjate detyrave te tyre dhe pergjegjesive:

  • Hulumtim dhe analize te qellimeve dhe kerkesave te klientit.
  • Formulon planet hapesinore preliminare ne koncepte dy dhe tri dimensionale, skica qe perfshijne nevojat e klientit te bazuara ne njohurite per dizajn enterieri, principet dhe teorite e sjelljeve njerzore
  • Te konfirmoj se planet hapesinore preliminare konsiderohen te sigurta, funksionale, te pershtatshme duke konfirmuar shtese se keto elemente takojne shendetit publikm kerkesave te sigurise dhe mireqenies, duke perfshire kodin, qasjen, dhe treguesit e qendrueshem te mjedisit.
  • Te zgjedhe ngjyrat, materialet dhe te perfundoje bartjen e duhur te konceptit te dizajnit
  • Te zgjedhe dhe vecoje mobiljet dhe paisjet qe pershtaten me konceptin e dizajnit, duke perfshire vizatimet e shtrirjes dhe pershkrimin e detajizuar te produktit.
  • Te beje nje dokument kontrate per te lehtesuar cmimet, furnizimin dhe instalimin e mobiljeve.
  • Te kujdeset per sherbimet e menagjimit te projektit, duke perfshire pergatitjen e projektit te buxhetit dhe orareve.
  • Te pergatise dokumente ndertimi qe permbajne plane, detaje dhe specifika per te ilustruar disa elemente te konceptit te dizajnit, duke perfshire fuqine dhe komunikimin e lokacioneve, planet e tavaneve, dizajnin e ndricimit, shtrirjen e mobiljeve dhe materialet qe perdoren ne to.

Dizajneri i enterierit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dizajneri i enterierit mund te specializoje ne nje discipline te vecante te dizajnit interior, si dizajn rezidencial dhekomercial, me pak ekspertize te zgjeruar ne disa fusha te dizajnit si: spitale, shendetesi dhe dizajn institucional. Ne juridiksione, ku profesioni rregullohet nga qeveria, dizajneret duhet te kene kualifikime te larta dhe te tregojne kompetenca ne gjith shtrirjen e profesionit, jo ne nje specializim te vetem. Fushat e specializimit qe perfshijne dizajneret e enterierit jane te limituara vetem me imagjinate dhe jane duke u rritur dhe ndryshuar ne vazhdimesi. Me rritjen e popullates ne moshe, nje fokus i larte eshte vendosur ne kerkimin e zgjidhjeve per te permiresuar mjedisin ku jetojne, qe merr persiper shendetin dhe casjet tjera qe e afektojne dizajnin. Vetedijsimi ne aftesite e hapsirave te brendshme per te krijuar ndryshime pozitive ne jetrat e njerezve po rritet, pra dizajni i enterierit gjithashtu po behet relevant me kete lloj mbrojtjeje.

Multimedia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fjala multimedia thjeshte do te thote te jesh i gatshem te komunikosh ne me shume se nje menyre. Kjo nenkupton se edhe nese jeni te vetedijshem ose jo, ju vecme beni prezentime multimediale. Per shembull nese ferkoni temthat perderisa i tregoni dikujt se keni kokedhembje ose kur tregoni me gisht nga nje diagram ne tabele perderisa jeni duke folur me nje klase me studente, ju jeni duke perdorur multimedia per te arritur pikesynimin tuaj. Ne kete instance, ju jeni duke perdorur levizje ne lidhje me zerin. Pra multimedia eshte e gjitha per te komunikuar ne disa menyra.

Per shembull kompjuteri qe e perdorim eshte ne gjendje te ndricoje tekstin dhe te lshoj nje tingull alarmues kur ka ndonje problem. Eshte tashme multimedia kompjuter, dhe cdo gje tjeter eshte ceshtje e shkalles. Ne fjale te tjera, sa ma shume te jete ne gjendje kompjuteri te trajtoje zera, video dhe grafike, aq me mire do te duket paketa juaj multimediale.

Termi multimedia fillimisht eshte perdorur nga institucionet te cilat kan udhehequr kurse te mesimit nga distanca, ne te cilat ata e kan derguar tekstin permes nje kombinimi te tekstit, televizionit, telefonit, audiokasetave dhe radios. Pra ideja e perdorimit te multimedias per edukim nuk eshte e re. Ajo cka eshte e re, eshte menyra se si ne tani i perdorim kompjuteret per te sjell keto gjera se bashku.

Nje aplikacion tipik multimedia eshte i karakterizuar nga tiparet e me poshtme:

  • media te ndryshme qe posedon dhe perdoron
  • perdorimi i teknologjise digjitale
  • bashkeveprimi qe kerkon nga perdoruesi
  • si dhe integrimi i zerit, imigjave, tekstit dhe informatave ne nje aplikim te paqepur.

Nje program multimedia eshte i dizajnuar per te perkrahur procesin mesimor. Multimedia ofron pervojen e degjimit. Ajo mund te jete interesante, motivuese, ekscituese dhe ndihmon studentet te arrijne kuptimin nemenyra te reja. Perdorimi i zerit, fotografise dhe videos lejon perdoruesin qe te vezhgoje situata te botes reale, gje e cila nuk eshte e mundur me metoda me konvencionale te instrukcionit. Gjithashtu eshte nje nivel shume i larte i bashkeveprimit. Shumica e paketave presin nga studentet qe te bejne zgjedhjen per ate se cfare ata deshirojne te bejne me pastaj dhe menyre ne te cilen ata deshirojne te punojne permes materialit. Ato nuk jane pasive por presin qe studiuesit te participojne ne menyre aktive.

Paketa multimedia duhet te perfshije tiparet e meposhtme ne siperfaqen e saj:

  • Nje harte logjike per te lejuar studentet t'i qasen gjith informacionit
  • Pyetje te shpeshta ne menyre qe te lejojne perdoruesin te testoje konceptin e tij per temen
  • Nje forme e incizimit te akcioneve te studenteve.

Nuk ka nje model ose casje per dizajnimin e programeve per mesim dhe perkrahje te performimit me nderveprimin e multimedias. Por bashkeveprimi modern i teknologjise multimedia ofron mjedise unike per zgjerimin e programeve dhe ka kerkesa te dallueshme. Vecantia nuk e parandalon nevojen per te ditur me shume modele dhe teori te dizajnit instrukcionist tradicional. Ne te vertete, teknologjia multimedia e ben njohurine per teorine e dizajnit me te rendesishme se me pare sepse pa nje kontroll te ketij lloji, ka tendenca te punesoj teknologjine perciptazi, duke ushtruar zilet dhe fishkellimat per te krijuar programe me vlera me te pakta edukative.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • The New York Times book of interior design.