Jump to content

Djegia e Dibrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ky artikull flet rreth djegies së Dibrës në periudhën 1912-1921

Djegia e dytë e Dibrës (Serbi II)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pranverë e vitit 1915. Kishte ardhë momenti që Serbia të “korrte” frytet e gjithë asaj pune të bërë me anën e Esat Pashës, Arif Hyqimetit, Hysen Bej Goles etj. Shumë shpejt forcat serbe pushtuan gjithë Dibrën, ndërsa filluan të “shpërblejnë” besnikët e tyre, duke i “… emnue krahinarë.”(1) Më 14 tetor 1915 Bullgaria i shpall luftë Serbisë. Forcat austro - hungareze bashkëpunuan me forcat tjera pushtuese bullgare dhe, duke “zëvëndësuar” njëra tjetrën, shtypin, shfrytëzojnë e terrorizojnë Dibrën. Në janar 1916, forcat serbe largohen nga Dibra, duke ua lënë vendin forcave austriake, të cilat u shtrinë deri në Vjosë, duke shkelur mbi dy të tretat e Shqipërisë. Menjëherë austriakët krijuan xhandarmërinë dhe formuan administratën shtetërore. Rajone të tilla si “Prishtina, Prizereni, Tetova, Gostivari, dhe Dibra me krahina mbetën nën sundimin e ushtrive bullgare, kurse pjesa tjetër nën sundimin e forcave austro-hungareze.”(2)

Djegia e III e Dibrës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shtator 1918, forcat pushtuese austro-hungareze u tërhoqën nga Shqipëria, por populli shqiptar nuk do të gëzonte liri, pasi vendin e tyre menjëherë e zunë forcat serbe, të cilat për tre vjet pushtim, e shndërruan luginën e Drinit të Zi në një gërmadhë të djegur e të pjekur. Shovinistët serbë, që okupuan Dibrën dhe gjithë Shqipërinë Veriore e Verilindore, me demagogji deklaronin, se “ kishin ardhur për të mbrojtur vendin nga italianët.”(3) Ato ishin larguar nga vendi ynë në fund të vitit 1915, por që tani ktheheshin, më të egër se kurrë. Më 4 tetor 1918, këto forca sulmojnë për së treti herë Dibrën, e pushtojnë deri në Lan - Lurë e Qafë - Buall. Qarqet politike serbe nisën të merrnin masa ”për organizimin dhe ngritjen në Dibër të një qendre të aksionit të politikës antishqiptare.”(4)

  • (1). Ismail Strazimiri, “Kujtime historike” fq 29.
  • (2). Xhemal Domi, “Dibra në udhën e historisë” vol II, fq 38.
  • (3): Xhemal Domi, po aty fq 65.
  • (4): Bajram Xhafa, “Lufta e Dibrës 1920”, fq 83.