Jump to content

Djelmoshat e Shpellës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Djelmoshat e Shpellës (Arabisht: اصحاب الکھف aṣḥāb al kahf) është një histori e përmendur në suren KehfKuran. Kjo histori ka të bëjë për disa djelmosha që kanë qëndruar shumë vite në një shpellë. Për ta ditur pabesimtarët se a është Muhammedi me të vërtet profet. Ata shkuan te disa jehud, ata jehud kishin njohuri shumë prej Teuratit të cilit askush nuk e dinin. Ata jehudët i thanë atyreve shkoni tek Muhammedi dhe parashtoni atij një pyetje për disa djelmosha.

Kanë qenë disa djelmosha të cilë kanë besuar Allahun, ata kanë jetuar në një kohë ku ekzistonte një mbret i keq. Në këtë kohë, i gjithë populli së bashku me mbreti kanë besuar në shumë zotra, përveç këtyreve djelmoshave. Këta djelmosha e mbanin Islamin e fshehtë, deri sa erdhi një festë ku i gjithë populli duhet ta festojnë këtë festë. Këta djelmosha vendosën që të largohen nga mosbesimi i tyre. Numri i tyre nuk dihet, por disa dijetarë kanë thanë se kanë qenë shtatë djelmosha. Secili prej tyre u larguan dhe u bashkuan në një grup. Kur e kuptoi mbreti për djelmoshat, ai urdhëroi që të kapen ata. Atëhere ata djelmosha menjëhere vendosën që të shkojnë në një shpellë. Thuhet se njëri prej djelmoshave ka pasur një qen. Pastaj kur ata arritën në shpellë, ata filluan të flejnë. Siç thuhet në Kuran, ata djelmosha kanë fjetur 309 vite. Si thuhet në Kuran, ata kanë fjetë me sy të hapur. Ndërsa jashtë shpellës, mbreti i cili kishte qenë më herët, disa njerëz filluan të flasin se kanë qenë disa djelmosha, ata kanë ik prej shteti, ata thanë se ndoshta mbreti i ka mbytur. Erdhi një mbret, i cili ai ishte muslimanë i mirë, gjithë populli u bën krejt muslimanë. Pas 309 viteve, ata djelmoshat u zgjuan nga gjumi. Njëri prej tyre shkoi që të blej ushqim. Kur ai shkoi, ai u çudit, populli ndryshe, vendbanimi ndryshe. Pastaj shkoi dhe i tha njërit: Më jep ushqim. Kur ja jepi parat, ai njeriu u çudit. Pastaj ai njeriu shkoi tek mbreti dhe mbreti e pyeti atë djaloshin: Kush je ti? Ai djaloshi i'u përgjigj se si e kishte emrin. Ata u habitën. Disa dijetarë kanë thënë se kanë qenë një pllakë që kishin emrin e të humburve. Pastaj ata shkuan tek shpella për t'iu treguar djelmoshave tjerë se çka ka ndodhë. Pastaj Allahu i'a morri shpirtin atyreve menjëhere.