Jump to content

Djemtë e detit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Djemte e detit)

Djemtë e Detit është një nga grupet e rrokut shqiptar krijuar që në vitin 1990, dhe që mbase është ndër të rrallët që vjen jashtë Tiranës dhe që ka pasur sukses te jashtëzakonshëm. I krijuar në Lezhë, muzika e tyre e hershme kishte ndikime ndoshta nga hard-rroku dhe metalin, që ishte shumë aktual në mesin e viteve ‘80 në të gjithë botën. Prezent në skenën e muzikës, tani për më shumë prej 20 vjet, hiti i tyre më i madh mund të konsiderohet kënga “Mos qaj”, por pa perjashtuar hite te tjera si Lamtumire, Jo Tani, Kohe pa ty, Balade Për Jakup Ferrin etj. Djemtë e Detit kanë marrë pjesë në shumë koncerte dhe festivale dhe ku janë kurorzuar dhe me shumë, kanë dalë në krye në festivale rroku, si dhe janë vlerësuar nga vetë publiku.

Në vitin 1997 ata kanë lancuar albumin “Izolimi vdes”, i cili ka pasur një sukses masiv, dhe dëgjohet edhe sot. Pas 10 vjetesh u desh qe Valentin Markvukaj (kompozitori / Tastjeristi dhe producenti i grupit) te takohej me Gent Demaliaj (solisti dhe poeti në shumicen e këngëve) dhe te bashkpunojne per realizimit e albumit te dyte EPOS, një album me tendenca progresive, por gjithmonë prioritet kryesor qe melodia.

Albumi Epos pa dyshim është albumi me profesional i realizuar nga një grup Rroku ne Shqipëri. Është një album ku teknika, melodia, zëri dhe koncepti kurorezohen në maksimum. Sot pjesëtaret e grupit janë Valentin Markvukaj (kompozitor) që jeton në Australi dhe Gent Demaliaj (këngetar/tekst shkrues) që jetonte në Tiranë, por qe më 27 janar 2015 ndërroi jetë për shkak të një sëmundje të rëndë.

  • Në Dhjetor 1991, Djemte E Detit marrin pjesë në Festivali i 30-të në RTSH me këngën "Endrrat Qe Per Ty I Thura", ku fitojne çmimin e dyte (Muzika: B.Daci Teksti: G. Demaliaj).
  • Në Dhjetor 1992, Djemte E Detit marrin pjesë në Festivali i 31-të në RTSH me këngën "Lamtumire".
  • Në Dhjetor 1994, Djemte E Detit marrin pjesë në Festivali i 33-të në RTSH me këngën "Nxitoj".
  • Në vitin 1995, Djemte E Detit fitojne çmimin e dyte ne Festivalin e Pare te Rockut Shqiptar.
  • Në vitin 1996, Djemte E Detit fitojne çmimin e pare ne Festivalin e Dyte te Rockut Shqiptar.
  • Në Dhjetor 1996, Djemte E Detit marrin pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën "Balade Per Jakup Ferrin", ku fitojne çmimin per perpunimin e kenges popullore etno-rock.
  • Në vitin 1997, Djemte E Detit publikojnë albumin "Izolimi Vdes". Duke përmbyllur mbase fazën e parë të karierës së tyre, ata nxjerrin edhe albumin e tyre të parë "Izolimi vdes", i cili përmbledh krijimet e tyre. Albumi ka rezultuar shume i suksesshem dhe vazhdon te shitet dhe sot e kesaj dite.
  • Në Dhjetor 1997, Djemte E Detit marrin pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën "Mos Qaj", ku fitojne çmimin "Interpretuesi dhe grupi me i mire" (Muzika: B. Daci Teksti: G. Demaliaj Orkestrimi: V.Markvukaj).
  • Në Dhjetor 1998, Djemte E Detit marrin pjesë në Festivali i 37-të në RTSH me këngën "Kohe Pa Ty", ku fitojne çmimin "Interpretuesi me i mire" si dhe çmimin special "Kenga me e mire" akorduar nga Ministria e Kultures (Muzika & Orkestrimi: V. Markvukaj Teksti: G. Demaliaj).
  • Në Shtator 2002, Djemte E Detit marrin pjesë në Mikrofoni I Artë 2002 me këngën "Jo Tani", ku fitojne çmimin e pare "Mikrofoni i arte" (uzika & Orkestrimi: V. Markvukaj Teksti: G. Demaliaj).
  • Në Nëntor 2007, Djemte E Detit marrin pjesë në Kënga Magjike 2007 me këngën "Ne Udhekryq".
  • Më 14 Mars 2009, Djemte E Detit publikojnë albumin "Epos", i cili shënoi një fazë të re në krijimtarinë e tyre. Muzika është e bazuar në rrok, por ka edhe këngë nga gjini të tjera. Albumi si tërësi mund të thuhet se është më eksperimentues dhe një ekperiencë e re muzikore për grupin dhe, sigurisht, për publikun. Përkrah dy pjesëtarëve të njohur të grupit, u rreshtuan edhe dy muzikantë të tjerë, Sokol Keci dhe Arjan Gjici.
  • Në vitin 2012 në turneun veror “Summer Fest” në qytetin e tij të lindjes Lezhë, Djemtë E Detit kanë interpretuar disa prej hiteve më të suksesshme.
  • Më 27 Janar 2015, vokalisti i grupit Gent Demaliaj nuk arriti të fitonte betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Demaliaj është cilësuar si një ndër vokalistët më të mirë të rrokut në Shqipëri dhe zëri i tij ka spikatur ne çdo interpretim. Ai ishte i martuar dhe ishte babai i kengëtares Edea Demaliaj.