Dogana e Kosovës
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dogana e Kosovës është themeluar në gusht të vitit 1999 nga shtylla e BE-së, për të siguruar aplikimin e drejtë e të njëtrajtshëm konform të rregullave doganore dhe dispozitave të tjera të aplikueshme për mallra, të cilat janë subjekt i mbikëqyrjes doganore. Me 12 dhjetor 2008 Shërbimi Doganor i UNMIK-ut u shndërrua në Doganën e Kosovës. Kodi i ri doganor i miratuar me 11 nëntor 2008 nga Kuvendi i Kosovës, mundësoi ketë tranzicion. Kodi doganor në fjalë është në pajtim të plotë me standardet ligjore të Bashkimit Evropian dhe ndër të tjra ka si objektiv edhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës
Përpos detyrimeve doganore që vjelen nga Dogana, TVSH-ja dhe Taksa mbi akcizën vjelen nëpër kufij. Përveç vjeljes së të hyrave, Dogana e Kosoves e mbron shoqërinë nga kontrabandimi i drogës dhe mallrave tjera të ndaluara me efekt të dëmshëm të krimit ekonomik si dhe evazionit në të hyra.
Dogana Kosoves është zhvilluar në bazë të standardeve të BE-së dhe është i financuar tërësisht nge Buxheti i Konsoliduar i Kosovës dhe aktualisht i ka rreth 591 punëtorë. Po ashtu është e përkrahur nga BE nëpërmjet menaxherëve të lartë profesionalë doganorë, si autoritet ekzekutues të huazuar nga Shërbimet Doganore të BE.
Dogana gjithashtu përfiton nga përkrahja teknike e Doganës së BE-së dhe nga Zyra për Asistencë Fiskale (CAFAO), e cila ka ndihmuar në zhvillimin e bazave të legjislacionit, organizimit, strukturës, në trajnimin dhe zhvillimin e stafit. Personeli i Shërbimit është i përbërë kryesisht nga nacionalitetet kosovare, prej tyre 20% janë minoritarë.
Dogana e Kosoves vjel rreth 70% e të hyrave të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës me një mesatare 2 cent për 1 euro në 2004. FMN ka lavdëruar vazhdimisht Shërbimin për performancën e tij, duke e krahasuar në një nivel me Shërbimet e Evropës Perëndimore.
Web - faqja e Doganës është themeluar në 2002 dhe është duke u zhvilluar në një mjet të rëndësishëm komunikimi në të mirën e tregtisë dhe publikut, duke dhënë më shumë detaje.
Misioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dogana e Kosovës ka një mision të gjerë, duke filluar nga mbrojta e shtetit, ekonomisë dhe qytetarëve. Pra, misioni i Doganës së Kosovës mund të ndahet në dy kategori kryesore:
Kontributi në çështjet ekonomike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mbledhja e taksave doganore: si, Taksa doganore, Tatimit mbi vlerën e shtuar; Akcizën për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.
- Kontrollimi importit dhe eksportit, mbroja e ekonomisë; mbrojta e markave tregtare etj.
- Statistika të sakta mbi tregtinë me jashtë.
Kontributi për sigurinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Luftimi i aktiviteteve ilegale
- Rritja e sigurisë përmes prezencës në pikat kufitare; luftimi I krimit kufitar; luftimi I trafikut të drogës etj.
- Mbrojta e popullatës dhe ambientit, parandalimi kontrabandimit të armëve dhe substancave eksplozive