Nikë Ukgjini
Nikë Ukgjini (Dugajevë, 19 janar 1957) është prift dhe studjues shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 19 janar 1957, në Dugojevë të Klinës. Shkollën fillore e ndoqi në vendlindje gjatë viteve 1964-1972. Mësimet e mesme në gjimnazin klasik fetar katërvjeçar, në Paulinum në Suboticë të Vojvodinës 1972- 1976. Studimet filozofike dhe teologjike, pesëvjeçare i ndoqi në Zagreb (Kroaci) gjatë viteve 1976 -1982. U shuguruar meshtar në Podgoricë më 20. 06. 1982. Si klerik i kishës katolike shërbeu në famullinë malore të Gucisë (pjesa veriore e Malit të Zi) nga viti 1982-1995; pastaj punoi si famullitar në kishën e Shkrelit dhe administrator i famullisë së Bogës dhe Reçit të Malësisë së Madhe, gjatë vitit 1996-2000; më pas nga viti 2000-2003, famullitar në kishën e Shën Gjergjit, buzë lumit Buna. Nga 3 tetori 2006 është famullitar në Kishën e Kuklit NJesia administrative Bushat, Bashkia Vau I Dejes.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2003, pranë Universitetit të Zagrebit, në Fakultetin e Teologjisë, dega e historisë, mbrojti temën e doktoraturës me titull “Shqiptarët katolikë në Shqipërinë e Veriut dhe të Malit të Zi të sotëm gjatë shek. XV-XIX. Autor dhe redaktor: Autor i librit, “Shkreli”, Shkodër, 1989, dhe “Shqiptarët katolikë në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi të sotëm gjatë pushtimit osman shek. XV-XIX, Universiteti i Zagrebit, (gjuhën kroate) Zagreb, 2002. Kisha katolike në trevat shqiptare (nga shek. XI- deri sot), Shoqata e Jezuitëve, Tiranë, 2016. Redaktor i librave dhe përgatitës i botimeve: Nevila Nika, “Dioqeza e Shkodrës në shek. XVIII sipas dorëshkrimeve arkivore”, Phoenix, Shkodër, 2001”; Dom Ndoc Nikaj, “Kujtime të nji jetës së kalueme”, Plejad, Tiranë, 2003; Zef Mark Harapi, “Dit e trishtimit n` Pejë e nder rrethe, 1912-1913”, “Dukagjini”, Prishtinë, 2004; Dom Mark Dushi, “Tirana dhe Rrethinat e saj”, Toena, Tiranë, 2005; At Benedit Dema, “Fjalë të rralla në gjuhën shqipe”, Toena, Tiranë, 2005; Lovro Mihaçeviq, “Nëpër Shqipëri”, Tiranë, 2006. Revista, “Mjedologji”, I-IV; Ndoc Nikaj, “Historija e Shqypnis” Vel.I-II, Lezhë, 2015; Ndre Miedia, “Juvenilia”, botim anastatik, Gjergj Fishta Lezhë, 201; Dom Ernesto Cozzi, “Studime Etnologjike të Shqipërisë S ‘Epërme”, Gjergj Fishta, Lezhë, 2017. Bashkëredaktor i librave: “Krishterimi ndër Shqiptarë”, Shkodër, 2000, dhe “Bibla Shqip” dhe “Tradita”, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 2004. Bashkërecensent i librit: Romeo Gurakuqit, “Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës 1911”, Shkodër, 2002; Gjekë Gjonaj, “Prekë Cali, piramidë e gjallë e kufijve”, Gjergj Fishta, Tiranë, 2005; Tonin Çobanit, “Frango Bardhi dhe relacioni i tij”, Zagreb, 2006. Autor i shumë artikujve studimorë dhe pjesëmarrës i dhjetave Konferencave Shkencore, brenda dhe jashtë vendit. Është docent i lëndës së historisë pranë Institutit Filozofik dhe Teologjik në Shkodër dhe kryeredaktor i revistës Kumbona e së Dielës. Është themelues i Qendrës Muzeore “Ndre Mjeda”, në Kukël, Bushat. Veprimtaria filmike: Është producent i filmave dokumentar-artistik të shfaqur në, TVSH si dhe në Televizionin e Kosovë: “Dorarti gojëmbël”, 2003( kushtuar dom Simon Filipaj, përkthyes i parë të plotë të biblës në shqip ) ; U doni Gjoni, 2005 (Gjon Buzukut); “Pak dritë në errësirë”, 2006 (Franga Bardhit); “Misioni i ringjallur”, 2007 (Jezuitet ndër shqiptar); “Heronjtë e Librit”, 2008 (Përkthyesve të përkthimeve biblike nga shën Jeronimi deri tek dom Simon Filipaj). “Andrra e Jetës”, (kushtuar poetit Ndre Mjeda), Shkodër, 2009. “Çeta e Profeteve”, kushtuar Pjeter Bogdani, 2011; “Në Gjurmët e Fishtës dhe Gjeçovit”, (Rreth vizitës studimore, në Bosnje) , qershor 2011; “Pasqyra e te Rrefyemit”, kushtuar, Pjeter Budit, 2013. Shkodër, Janar, 2017.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |