Jump to content

Domate turshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përgatitet më parë shëllira dhe lihet të ftohet. Domatet merren jeshile ose të verdha. Në fundin e enës vihen gjethe dushku, kopër ose selino dhe domatet vihen të ngjeshura njëra pranë tjetrës. Në çdo 4-5 rreshta hidhet kopër ose selino, vihet peshë, hidhet shëllira, lidhet sipër me napë dhe vihet në vend të freskët. Herë pas here tundet ena që të ulen domatet. Turshia është gati pas 25-30 ditësh.

Për 10 kg domate duhen:

kripë 2 filxhanë çaji, ujë 5 litra, kopër disa fije, uthull mund t'i hidhet ose jo sipas dëshirës.