Don Kishoti shqiptar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Don Kishoti shqiptar Autori: Ali Aliu. Botuesi: Toena. Faqet e librave 480.

Një ndihmesë e madhe i është dhënë lexuesve dhe studiuesve të letërsisë shqiptare nëpërmjet botimit të "Don Kishoti shqiptar". Një analizë studimorekrahasimore e trembëdhjetë korifenjve të letërsisë shqipe. Autorë të shtirë në kohë dhe kufij të ndryshëm ndërlidhen me njëritjetrin me një emërues të përbashkët donkishotizmin. Mbi të ngrihet një këndvështrim i ri ose siç thotë vetë autori: një lexim i mundshëm i letërsisë shqipe. Ali Aliu bën një përpjekje (edhe ai vetë është i prekur nga donkishotizmi) për t’i dhënë përgjigje pyetjes: Don Kishoti ishte një idealist i çartur apo besonte vërtet që idealet e tij nuk ishin iluzione? Që nga Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Ismail Kadare e deri tek Ali Podrimja, Azem Shkreli etj, autori rreket të zbulojë të vërtetën donkishoteske te ta. Me vizionin e tyre largpamës, mesazhet artistike që përcollën nëpërmjet veprave të tyre, bën që studiuesit t’u rikthehen sa herë lind nevoja për të sjellë risi në fushën e analizave apo trajtimeve studimore. Udhëtimi i Don Kishotit me shpirt e iluzion shqiptar nëpër dy shekujt e fundit ka për qëllim ta shpalosë botën e shkrimtarit, ngasjen e tij të brendshme për të ëndërruar, përkatësisht për të përqendruar tërë qenien e vet drejt gjetjes së rrënjëve dhe të identitetit, drejt realizimit të ëndrrës së madhe. Dhe në fund, zgjedhja jonë që të përqendrohemi në jetën dhe veprën e autorëve te të cilët ekziston "gjeni" (anti) donkishotesk, përputhet me faktin se këta autorë janë ndër më të shquarit në letërsinë shqiptare të shekullit nëntëmbëdhjetë dhe njëzet, e njëkohësisht, edhe ndër më të përkthyerit në botë.