Donika Kadaj Bujupi
Donika Kadaj-Bujupi është politikane shqiptare nga Kosova. Kadaj-Bujupi u lind më 20 mars 1979. Është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes. Deri në prill 2016 ishte deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nga viti 2007. Është e anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme.[1]
Kadaj-Bujupi ka ndjekur Fakultetit e Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv në Prishtinë më 2002-2005 dhe studime pasuniversitare në komunikim masiv në Institutin e Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv KIJAC gjatë periudhës 2005-2007.
Ka punuar në Medecines Sans Frontiers (2000–2001), Komunën e Prishtinës (2001-2002), UNMIK (2002-2005), Korporatën Energjetike të Kosovës (2005-2007) dhe ka themeluar agjencinë e lajmeve Kosova News (2006).
Është e martuar dhe ka dy fëmijë.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |