Shko te përmbajtja

Dorëz (Qendër)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Dorëz)
Dorëz

Dorëz është një fshatKomunën Qendër (Librazhd)Rrethin e LibrazhditShqipërisë.

Fshati Dorëz fillon në lartësinë 240 metra në vendin e quajtur "Guri Rezit" dhe shkon deri në 750 metra mbi lagjen Ortajan.

Fshati përbëhet nga 5 lagje kryesore: Ortajan, Katund, Brazhdaj, Balca dhe Laur.

Kufizohet me lumin e Rrapunit nga "Guri Rezit" deri tek "Mulliri Rrapunit" dhe vazhdon pas "Zallit të Qarrishtës" deri afër "Pompës së Allanit", ngjitet te "Djerri i Bregut", vazhdon te "Përroi i Kojkut" deri në "Stronat e Memës", përfshin shkollën e Mesme Dorëz sipas një kanali vaditës që ka qenë më parë, ngjitet te "Kthesa e Zenelit" ku përfshihet e gjithë Krasta e Dorëzit, pas rrugës auto Qarrishtë deri te kthesa Kunji i Hoxhojve, vazhdon në Përrua të Kopalit ngjitet deri në afërsi të lagjes Brasha poshtë tokave të tyre vazhdon kodrës deri në afërsi me lagjen Allkaj të Librazhd Katundit, pastaj ndan me lagjen e Manës, më pas vijon poshtë në te shtëpitë e Liman Dosku, zbret në përrua deri te poshtë shtëpive të Lushit dhe mbyllet te Guri Rezit.

Fshati Dorëz ka dhe dy kullota malore, siç është Fusha e Dorëzit dhe Mali i Dorëzit.

Fshati Dorëz shtrihet në Veri të rrethit Librazhd i cili është një nga fshatrat më të mëdhenj të Bashkisë Librazhd. Emri i fshatit Dorëz mendohet se vjen nga një ngjarje që ka ndodhur gjatë sundimit të perandorisë Osmane, ku një grup i vogël burrash kundërshtuan me forcë reformat e Tanzimatit duke bërë "DORË" kundër të dërguarve te perandorisë turke, ku njëri nga burrat i gjuajti me shpullë njërit prej tyre, për këtë shkak u quajt Dorëz (një dorëz burrash kundërshtuan ligjet Otomane).

Fshati Dorëz sot përbëhet nga 1.850 banorë rreth 400 familje të cilat kanë të trashëguar shumë tradita të zonës si në veshje, muzikë dhe art. Banorët kryesisht merren me bujqësi dhe blektori dhe shumica e të rinjve emigrojnë si në Greqi, Itali, Angli etj. Fshati është nën juridiksionin e Njësisë Adminstrative Qendër, Bashkia Librazhd dhe është fshati më i madh i kësaj komune. Fshati ka krijuar një festë tradicionale për promovimin e ruajtjes së vlerave artistike kulturore të zonës e cila zhvillohet me pjesëmarrje shumë të madhe në javën e dytë të muajit qershor (e djela e dytë). Këtë festë e organizon Shoqata Dorëz e cila u themelua nga Fatmir Brazhda dhe disa intelektuale të fshatit. Zhvillimi i këtyre evimenteve i jep shumë rëndësi zhvillimit të turizmit për faktin se fshati Dorëz ndodhet në hapësirën e Parkut Kombëtare Shebenik , një park me burime të mëdha natyrore.

Fshati dallohet për toponime të ndryshme, sidomos në toponime vendesh, si: Mulliri i Rrapunit, Sheshi i Lekajve, Hani i Nastit, Lauri, Kodra e Toçiles, Prroi i Kopalit, Kodra e Kuqe, Kodra e Madhe, Dushtrashi, Lugu i Berajve, Rrahat, Kodër Mollaj, Arat e Gjata, Ara e Allushit, Kroi i Sofinit, Kroi me Lecka, Krasta e Dorëzit, Guri i Rezit, Xhamia e Dorëzit, Ulorja, Bregu i Memajve, Te kisha, etj.