Dora e shtetit
Appearance
Dora e shtetit tregime të zgjedhura, Autori: Uran Butka. Botuesi: Toena. Faqet e librit 270.
Nuk e ndaja dot: doja shpirtëzimin e tij, apo atë vetë. Gjithsesi, në thellësinë e qenies sime ndieja një dhimbje përvëluese, që rritej dhe as e pengoja, as e nxirrja dot. Ishte një zjarr që digjej ngadalë si prushi nën hi. U bëra e heshtur dhe ëndërrimtare.
E përfytyroja herë si një shqiponjë me krahë të thyer, herë si një bard të hajthshëm, të zbehtë si fytyra e hënës, me sy të zinj e të trishtë, si netët e dimrit. Ndërkohë, s’e kisha parë kurrë. Një ditë pata ndjesinë se ai ishte afër, fare afër meje fizikisht. M’u bë sikur kishte ardhur enkas për mua, sikur e prekja, flisja, ia dëgjoja zërin kumbues.