Jump to content

Doracak i Gjuhës Shqipe në Iran

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Ky është libri i parë për mësimin e gjuhës shqipe që botohet në Iran

Doracak i Gjuhës Shqipe.jpeg

Libri “Doracak i gjuhës shqipe” është shkruar në tre pjesë: Pjesa e parë: Kjo pjesë është përgatitur me qëllim mësimin e konverzacionit, përmban 101 mësime në gjuhën shqipe, alfabetin bashkë me mënyrën e shqiptimit të shkronjave duke përfunduar me mësime pak më të rënda. Përveç mësimit të parë, të gjitha mësimet e tjera janë vendosur në një faqe me qëllim që në momente dhe pozicione të ndryshme të lehtësohet përdorimi i gjuhës shqipe. Padyshim që është bërë përpjekje që fjalët e mësimeve të mëparshme të përsëriten në mësimet e tjera me qëllim që lexuesi duke i përsëritur ti mësojë më shpejtë ato fjalë. Pjesa e dytë: Kjo pjesë përbëhet nga 450 fjalë të përbashkëta që aktualisht po shfrytëzohen në gjuhën perse dhe atë shqipe. Thuhet se në këto dy gjuhë gjenden mbi 700 fjalë të përbashkëta,por të cilat në ditët e sotme nuk kanë më përdorim. Nuk ka dyshim që njohja me këto fjalë lexuesit do ti shtojë edhe më tepër kureshtjen dhe dëshirën për ta mësuar këtë gjuhë. Pjesa e tretë: Padyshim që shoqërimi nga një fjalor shqip-persisht gjatë udhëtimit në Shqipëri është diçka e domosdoshme. Gjithashtu edhe shqiptarët të cilët udhëtojnë në Iran mund të përfitojnë nga ky fjalor për të zgjidhur nevojat e tyre elementare. Kjo pjesë përbëhet nga 1200 fjalët më të shfrytëzuara në gjuhën shqipe. Ky libër është lekturuar nga Agim Abdula (gjuhë shqipe) dhe znj. Marjam Rezaiean (gjuhë perse). Ky është libri i parë për mësimin e gjuhës shqipe që botohet në Iran. Autori (Vahid Parasttash) është përpjekur që duke shfrytëzuar metoda dhe teknika shumë të thjeshta dhe modeste, lexuesin iranian ta njoftojë me gjuhën shqipe.