Dr.Ramadan Gashi
Dr. Ramadan (Zenullah) Gashi, lindi më 20 shkurt 1943. Shkollën fillore e kreu në Polac dhe Skenderaj, ndërsa gjimnazin në Mitrovicë. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb në vitin 1969. Pas diplomimit, punësohet si mjek dhe më pas zgjidhet drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Skenderaj. Në vitin 1977, specializohet në drejtimin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Zagreb, ndërsa subspecializohet në Lubjanë.
Më pas, hap maternitetin në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj, ku punoi deri në vitin 1981, kur zgjidhet shef i repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Mitrovicës. Në të njëjtën kohë, ai punoi edhe në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj. Ramadan Gashi, si pasojë e represionit serb dhe gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, në mars të vitit 1999 u detyrua të braktiste Kosovën dhe të shkonte në SHBA. Pas pesë vjetësh, në shkurt të vitit 2004 për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ndërroi jetë në SHBA duke lënë pas vete bashkëshorten dhe katër fëmijë.
Encyclopedia of Doctors of Albanian Medicine All Over the Globe (1445-2018) and Doctors Who Left an Indelible Mark on the History of Albanian Medicine Oda e Mjekëve të Kosovës