Jump to content

Dreri i trotuareve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dreri i trotuareve romani me i njohur i Diana Çulit, i cili ka mbi njëzet vjet që ribotohet. Historia rrënqethëse e Fredit dhe e Verës, historia e brezit te viteve'70, vjen po aq e gjallë dhe jetësore, por tanimë nen optiken e reflektimit mbi një periudhë të kaluar. Ështe historia e një brezi dikur të ri, që kaloi në tunele të shumta historike:që nga trysnia më e egër e regjimit, që nga momentet kyçe të ndryshimeve politike e deri te periudha e gjatë e tranzicionit që ky brez mbajti në supe. Në këtë roman gjejmë grimca të jetës në vitet '70 si paragjykimet, ndjekjen e Sigurimit, vuajtjet, po edhe rrezet e bukurisë shpirtërore që i ruajtën të mos deformoheshin nga presioni ideologjik. Dashuria, ëmbëlsia e jetës, dhimbja, gabimi, pendimi, miqësia, kërkimi i identitetit, humbja, rikthimi, shpresa, vdekja, gjithçka që na mundon e na shtyn të mendohemi gjatë, e gjejmë në këtë libër.

Simboli "Dreri i Trotuareve"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë roman, autorja ka shpjeguar se "drerët" ishin të rinjtë gjimnazistë dhe studentët e universiteteve ,të cilët endeshin ku t'i dërgonin dhe përpiqeshin të përballonin realitetin në të cilën ndodheshin. Ata ishin tamam si "dreri I ri", të cilit pylli ende I pazbuluar I duket I mrekullueshëm, e që duhet të jenë të fortë të ngrihen mbi cdo vështirësi e pengesë.

  1. Botimi i parë: Shtëpia Botuese Naim Frashëri,1989
  2. Botimi i dytë: Shtëpia Botuese Baça,1998
  3. Botimi i tretë: Shtëpia Botuese Baça,2001
  4. Botimi i katërt: Shtëpia Botuese Dora D'Istria,2002
  5. Botimi i pestë: Shtëpia Botuese Dora D'Istria,2004
  6. Botimi i gjashtë: Shtëpia Botuese Dora D'Istria,2006
  7. Botimi i shtatë: Shtëpia Botuese Dora D'Istria,2008
  8. Botimi i tetë: Shtëpia Botuese Toena,shtator 2009
  9. Botimi i nëntë: Shtëpia Botuese Toena,tetor 2011