Drilon Hoxha
Drilon Hoxha | |
|---|---|
Drilon Hoxha | |
| Lindi | 16 qershor 1991 (34 vjeç) Berat, Shqipëri |
| Kombësia | Shqiptar |
| Arsimi | Liceu Artistik "Jordan Misja" |
| Profesioni | Aktor Regjisor Producent Skenarist |
| Vite aktiviteti | 2008–sot |
| Njohur për | Drejt Fundit, Shkëmbimi, Ego |
Drilon Hoxha (lindur më 16 qershor 1991) është aktor, regjisor, producent dhe skenarist shqiptar. Ai e nisi karrierën e tij si imitues dhe humorist në spektakle televizive, për t'u fokusuar më vonë në kinematografi, ku ka realizuar disa filma të zhanrit aksion dhe dramë.
Jeta dhe arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hoxha lindi në Berat më 16 qershor 1991. Pas disa vitesh, ai u zhvendos së bashku me familjen në Tiranë.
Ai kreu arsimin e mesëm në Liceun Artistik "Jordan Misja" për pikturë. Më pas, ndoqi studimet e larta në degën Regji-Aktrim.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillimet në televizion
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karriera e tij publike nisi në vitin 2008, kur në moshën 17-vjeçare konkuroi në talent-show "Ti Vlen". Ai mori pjesë si imitues dhe arriti deri në gjysmëfinale, duke u vlerësuar për talentin në humor.
Dy vite më vonë, mori pjesë në spektaklin "Albania's Got Talent", ku përveç aktrimit, u dallua edhe për aftësitë në beatbox, duke arritur deri në finale. Po atë vit, Hoxha u përzgjodh si pjesë e trupës së spektaklit të humorit "Portokalli", ku u bë i njohur kryesisht për imitimin e figurës politike Sali Berisha. Ai qëndroi në këtë spektakël për një sezon të plotë.
Kinematografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas përvojës në televizion, Hoxha u fokusua në prodhimin e filmave, duke themeluar shtëpinë e tij filmike "D.H Production" në vitin 2015.
Filmi i tij i parë i zhanrit komedi, Çimi, pati premierën më 9 gusht 2013. Më 22 tetor 2015, ai publikoi filmin Drejt fundit, i cili solli një qasje të re të zhanrit aksion në tregun shqiptar, ku Hoxha ishte si regjisor ashtu edhe aktor protagonist. Në vitet në vijim, ai ka realizuar disa projekte të tjera kinematografike si Dashuria s'mjafton (2018), Shkëmbimi (2022) dhe Ego (2023).
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Viti | Titulli | Roli | Shënime |
|---|---|---|---|
| 2013 | Çimi | Çimi | Aktor/Autor |
| 2014 | Albanian Action | Çimi | Producent |
| 2015 | Drejt fundit | Çimi | Regjisor/Aktor |
| 2018 | Dashuria s'mjafton | Alban | Regjisor/Aktor |
| 2022 | Shkëmbimi | Loni | Regjisor/Aktor |
| 2023 | Ego | Qorri | Regjisor/Aktor |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Drilon Hoxha tek IMDb