Lumi i Drinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Drina)
Drina në Vishegrad

Lumi Drina i takon ujëmbledhësit të Malit të Zi, krijohet nga bashkimi i lumit Tara dhe lumit Piva pran lokalitetit Shqepan Pole në lartësinë mbidetare 470 m. Ujëmbledhësi i lumit Drina përfshinë një pjesë të Serbisë jugore dhe jugperëndimore, pjesën veriore të Malit të Zi dhe një pjesë të Bosnnjës lindore. Drejtimi i rrjedhës së Drinës është nga jugu në drejtim të veriut dhe i bashkohen shumë rrjedha ujore. Rrjedhat më të mëdha ujore nga ana e majtë i bashkohen: Sutjeska, Bistrica, Praqa, Drinjaqa dhe Janja, ndërsa nga ana e djathtë: Qehotina, Lim, Rzav, Lubovija dhe Jadar. Lumi Drina ka një gjatësi nga krijimi e deri te grykëderdhja në lumin Sava 329 km. Lumi Drina kalon nëpër këto qytete: Foçë (400 m lartësi mbidetare), Gorazhdë (350 m), Vishegrad (300 m), Bajna Bashtë (260 m) dhe Zvornik (140 m).