Drita Kosova Kornwestheim

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Klubi Sportiv Drita Kosova Kornwestheim ka ekipin e meshkujve në futboll, Drita Kosova Kornwestheim i cili bënë gara në ligën B të rrethit Enz/Murr në landin Baden-Württemberg të Gjermanisë. Klubi ekziston prej vitit 1993, më iniciativën e disa sportistëve të ardhur si emigrant politik dhe ekonomik nga Kosova. Tek autoritetet gjermane është regjistruar më 19 janar 1996.

Tani ka mbi 60 anëtar nga të gjitha trojet shqiptare. Klubi është vendi që mbledh jo vetëm sportistët, por është edhe vend takim i shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në rrethinat e qyteteve Ludwigsburg dhe Stuttgart. Drita Kosova Kornwestheim ka fituar dy herë kupën e Kosovës për Gjermani.

Klubi vet financohet, kurse kohëve të fundit sponsorizohet nga disa firma të shqiptarëve të rrethit.