Jump to content

Drita e lirisë (revistë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Numri i parë i revistës doli në janar të vitit 1946. Në ballinë ishte i vizatuar (me dorë) flamuri kombëtar, me ngjyrat kuq e zi dhe shqiponjën në mes, kuptohet pa yll, pa simbole ideologjike....

Numri i parë i revistës ilegale “Drita e lirisë” u botua në Pejë, ose siç qëndron në origjinal - DRITA E LIRISË - VITI I , PEJË – KALLNUER - 1946 - Nr. 1. Ky numër ka vetëm 6 (gjashtë) faqe që në numrat e mëvonshëm shtohen. Revistës i paraprin “Parathënja” me të cilën njoftohet opinioni i gjerë shqiptar pse është marrë iniciativa që të dilet me një revistë të këtillë. Aty, ndër të tjera, thuhej; “Që të rritej populli shqiptar me ndjenja kombtare: që të formohet dhe në popullin tonë nji ndergjegje, nji dashuri e tepert ndaj atdheut dhe Nanës së vet Shqipnisë....