Dritëviti
Appearance
Dritëviti është largësia që drita përshkon në zbrazëtirë në një vit : rreth 9.461 × 10^15 metra (9.461 bilionë kilometra).
Një dritëvit, dv është një masë astronomike dhe jo njësi kohore.
Dritëviti nuk lejohet më nga Sistemi Njësor Ndërkombëtar që prej vitit 1978. Megjithëkëtë vlen në astronomi si e domosdoshme dhe përdoret ende.
Njësi të tjera të ngjashme me dritëvitin janë :
- Dritësekondi, Ds (gati 300.000 km),
- Dritëminuti, Dm (rreth: 18 milione km) dhe
- Dritëora, Do (rreth: 1,08 Miliardë km).
Një dritëvit (1 Dv) është i barabarte me :
- 9,460528 · 10^15 m, d.m.th. gati 9½ bilionë km,
- 63240 NjA (Njësi Astronomike) ose
- 0,3066 pc (Parsek ose Paralakssekonda).
Shembuj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sistemi ynë diellor ka një diametër prej rreth 150 dritëorësh.
- Diametri i galaksisë sonë, Rrugës së qumështit, është rreth 100.000 dritëvite.
- Largësia tek Mjegullnaja e Andromëdes është rreth 2,7 milionë dritëvite.
- Drita e pasqyruar nga sipërfaqja e hënës mbërrin në Tokë pas 1.2 sekondash.
- Drita e Diellit mbërrin në Tokë pas 8 min. dhe 31 sek.
- Ylli më i afërt, Proksima Centauri ndodhet 4.22 dritëvite larg nesh.