Jump to content

Duna

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dunë)
Dunë në shkretëtirën e Namibit

Materiali prej rëre që grumbullohet nga era, formon disa kodra me pamje te ndryshme te cilat njihen me emrin "duna". Dunat kane madhësi te ndryshme. Madhësia e tyre mund te jete nga disa metra deri në disa dhjetëra metra e me tepër. Gjatësia e tyre, gjithashtu mund te arrije dhe kilometra te tera. Dunat mund te formohen edhe gjate brigjeve detare dhe në plazhet me rëre. Te tilla duna ka gjate bregdetit tone te Adriatikut, si në plazhet e Divjakës, Semanit, Shëngjinit, në Narte etj. Lartësia e tyre ehte rreth 0,5 metra dhe shume rralle mund te jene me te larta. Edhe gjatësia e tyre është e vogël, deri në disa metra. Duna, nen veprimin e erës, lëviz ngadalë. Nen veprimin e forcës se erës lëvizja e grimcave te thata te rërës bën që e gjithë "kodra" (duna) pas një fare kohe te zhvendoset dhe te përparoje në drejtimin ku fryn era. Zhvendosja e dunave, në shume raste shkakton dëme shume te mëdha ose edhe katastrofike. Ato, duke lëvizur, mbulojnë sperfaqet e mbjella, rrugët, shtëpitë dhe qendrat e banimit. Për te ndalur ketë lëvizje te rërës, njerëzit kane mbjelle pyje te tera, pasi drurët, duke u rritur, e ngjeshin dhe e mbajnë në vend rerën dhe kështu e kufizojnë veprimtarinë e erës.

Kur era arrin një fuqi të caktuar , ajo mund të bart thërmija me madhësi të ndryshme.Më të mëdhatë prej tyre do të bien në tokë në momentin që do të zvoglohet fuqia e erës , ndërsa më të imëtat do të vazhdojë ti bartë era ,derisa fuqia e saj të zvogëlohet dukshëm . Në këtë mënyrë vjen deri te shtresimi i materialeve të prodhuara dhe të bartura erozioni eolian. Thërrmijat më të lehta në fund grumbullohen në shtresim të mëdha , ndaj të cilave vepron era dhe formohen dunat. Këto janë grumbullime të rërës së imët , zakonisht në formë gjysmëhëne , me një pjerrësi të vogël në anën prej nga fryen era , si edhe e rrëpirët në anën tjetër të dunës.maja e një dune gërryhet nën veprimin e erës dhe materiali grumbullohet në anën e përparme kështu që duna mundë të zhvendoset nëse nuk ka ndonjë pengesë. Dunat janë male me rërë që formohen nga era përreth ndonjë pengese

Dunat Pranëbregdetare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edhe në brigjet e shumë deteve , në zonat e plazheve formohen duna . Procesi i formimit të tyre është i njëjtë me atë të shkretëtirave. Erërat e përhershme që fryejnë në këto zona , kontribojnë në shumë raste të formohen hapësira të mëdha të dunave lëvizëse , të cilat mund të mbulojnë vegjetacionin , por kur ato mbeten në një vend të caktuar , vegjetacioni sërish rritet.[1]

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Atlas themelor i gjeografisë fizike , Botimet Shkollore Albas , ISBN : 9989-108-37-4 , faqe 81