Dvina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

12 dhjetor 1957 Hyn në shërbim në BRSS raketa kundërajrore S-75 "Dvina". Në Shqipëri, 28 raketat e para erdhën në Portin e Durrësit në 16 dhjetor 1959, pra dy vjet pas hyrjes në shërbim në vendin e origjinës. Shkruhet se ishim vendi i parë i huaj që u pajisëm me to. Grupi i parë i raketave u vendos në pozicion zjarri në Tiranë në 28 nëndor 1960. Pas raketave sovjetike erdhi modeli kinez HQ-1 dhe HQ-2, duke arritur numrin e përgjithshëm 300 copë. Në luftim, fitorja e parë është arritur nga kinezët në 7 tetor 1959 kundër një avioni taivanez model Martin RB-57 Canberra, ndërsa në 1 maj 1960 u godit mbi BRSS avioni zbulues amerikan U-2. Në foton e parë shihen raketat mbi kamionë ZIL-157 në paradën e vitit 1969. Ne Shqipëri gjenden raketa kineze pa kamionin tërheqës në muzeun e FARSH në Tiranë. Shpesh janë me kamionë ZIL dhe nuk eshte e qartë nëse erdhën dhe kamionë kinezë Jiefang CA-30, apo erdhën vetëm raketa me shtretër.