Dy të huaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Dy të huaj" (greqisht: «Δύο ξένοι (Dhio kseni)») është titulli i një seriali komik romantik të televizionit grek, q' u transmetua që nga viti 1997 deri më 1999 nga Mega Channel (Kanali i Madh). Seria zhvillohet fillimisht rreth konfliktit ndërmjet një prezantuese të emisionit të mëngjesit dhe një profesori dhe regjizori të teatrit, që gradualisht evoluon në një romancë. Kjo ka qenë një nga serialet më të suksesshme në televizionin grek, ndërsa karakterizohet për numrin e madh të shakave që ka në çdo episod.

Karakteret kryesore dhe aktorët pjesëmarrës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

-Marina Kountοuratοu (gr. Μαρίνα Κουντουράτου): Prezantuesja e programit të mëngjesit "Proino Chamogelo (Buzëqeshja e mëngjesit)", një person simpatik dhe i nurshëm, por me një edukim i ulët, që duke tentuar t' i bindë të gjithë për nivelin e saj kulturor të lartë, vendos të hyjë në shkollën dramatike të profesorit të teatrit Kostantinos Markoras. E portretizuar nga Evelina Papoulia.


-Konstantinos Markoras (gr. Κωνσταντίνος Μαρκοράς): Regjizor dhe profesor i një shkolle dramatike, i cili përgatit shfaqjen e veprës së Sofokliut, "Antigona". Ai, duke pasur ideale të larta rreth teatrit dhe një personalitet shumë i mbyllur, urren televizionin dhe njerëzit e tij, si fillimisht edhe Marina Kountouratou. I portretizuar nga Nikos Serianopoulos.


-Nteni Markoka (gr. Ντένη Μαρκορά): Nëna e Kostantinos. Nje grua ekscentrike e klasës së pasur që ndërhyn vazhdimisht në jetën e birit të saj me mënyrën më të surealiste. Një nga karakteret më të komike në seri. E portretizuar nga Ntina Konsta.


-Flora Barbaritsa (gr. Φλώρα Μπαρμπαρίτσα): Dadoja e Kostantinos, e cila jeton akoma me atë si punëtore shtëpie. Ajo kujdeset gjithë kohën për marrëdhënien që Kostantinos ka me Mina, të fejuarën e tij. E portretizuar nga Chrysoula Diavati.


-Apostolis Sideratos (gr. Αποστόλης Σιδεράτος): Κryeredaktori i emisionit "Proino Chamogelo" dhe shoku më i mirë i Marina. Ajo është gay. I portretizuar nga Alexandros Rigas.


-Marushka Malenga (Μαρούσκα Μαλένγκα): Punëtore shtëpie e Nteni Markora me prejardhje rus. Për arsye të panjohura ajo mund të komunikojë me Nteni, pa folur greqisht. E portretizuar nga Kalliopi Tachtsoglou.


-Mina Angelopoulou (gr. Μίνα Αγγελοπούλου): E fejuara e Kostantinos. Avokate. E portretizuar nga Alexandra Palaiologou.


-Nikiforis Kasimatis (gr. Νικηφόρος Κασιμάτης): Pronari i kanalit, i cili transmeton emisionin e Marina. I portretizuar nga Dimitris Doutsis.