EIB sistemet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teknologjia Bus[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Instalimi i busit "EIB" (European installation bus) bëhet mbi baza të një standard ndërkombëtar i cili rregullon komunikimin dhe funksionimin e të gjithë pjesëmarrësve, aktorëve, ndërprersave, dhe sensorëve në ndërtesa banimi dhe në ndërtesa industriale. Teknologjia e busit funksionon në bazë të principit se çdo pjesëmarrës në kohë dhe funksion nuk pengon tjetrin pjesëmarrës pasi çdo funksion mund të shfrytëzohet bashkë apo ndaras nga pjesëmarrësit e busit, emri është marr nga omnibusi bash edhe për këtë shkak.

Urdhëruesi dhe marrësi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teknologjia e ndan shumë mirë marrësin dhe urdhëruesin, për këtë arsye në ndërtim të ri apo në renovime përpos instalimit konvencional bëhet edhe vendosja e telave të bartjes së informatave me këtë rast e kam fjalën për telat e busit që në funksion janë tela të bartjes së informatës digjitale. Ata përcjellin lidhjen e sensorëve dhe ndërprerësave me aktoret (lidhjen e lajmëruesve (Indikatorëve) me aktorët (të cilët funksionojn si urdhëmarrësë)).

Mundësi e madhe e lidhjes së aparaturave të ndryshme Në këtë mënyrë ekziston mundësia që në të njëjtën kohë të lidhen shumë funksione nga pjesëmarrësit si psh ora elektrike të lidhet me ndriçimin, me nxemjen dhe roletat të cilat shpesh herë kanë funksione që mund të shfrytëzohen në të njëjtën kohë për simulim apo për multimedia prezantime shumë të rëndësishme në produksione të ndryshme. Funksioni i ndërprerjes ose ndezjes së prizave bënë të mundur ndërprerjen ose ndezjen e makinës së kafes ose mikrovele-së, lavatriqes etj. Ndryshimet në instalime janë shumë të lehta krejt çka ju duhet është një PC dhe programuesi i cili e kryen ndryshimin.

Kur ka leverdi investimi në EIB.

Sa më moderne e dëshironi jetën aq më shumë preferohet instalimi në baz EIB. Te instalimet konvencionale investimi në EIB nuk preferohet veç nëse keni nevoja për kombinim të teknologjive për shkak të kontrollit nga jashtë të banesës suaj në rast se shkoni në pushime ose jetoni jashtë vendit ku punoni. Pra investimi paguhet nëse mendoni në të ardhmen e juaj që ajo do të jetë më e bujshme dhe më e sigurt.

Standardet Unike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prodhimet nga mbi 80 Prodhues të ndryshëm sot komunikojnë ndërmjet vete pa problem për këtë kujdeset asociacioni i EIB me qendër në Bruksel i cili edhe organizon dhe mbikëqyr çdo prodhim që bëhet por edhe mbikëqyr aplikacionet e prodhuesve. Sot ekzistojnë mbi 6000 ndërmarrje elektroinstalimi në botë të licencuara mbi bazë të EIB me këtë mundësohet që ju si konsumator të mos kaloni në pagesa marramendëse pasi nuk ekziston monopol as nga prodhuesit e as nga aplikatorët ("SUEBA onlineHaus").

Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sa më shumë funksione aq më pak vërehet ndyshimi i çmimit në ndryshim nga instalimi konvencional, sa më pak funksione aq më shume vërehet diferenca në çmim nga instalimet konvencionale, për të pas një pasqyrë mundeni me pyet një ekspert të EIB i cili mund të ju ndihmoj më tutje, ekzistojnë prodhues të ndryshëm për të njëjtat prodhime prej nga nëse keni një njeri i cili kupton nga lëmia mund të ju ndihmoj shumë që të kaloni me një ndryshim të vogël nga instalimet konvencionale.

Nga Treva Shqiptare deri më sot nuk ekziston asnjë ndërmarrje as e licencuar dhe as një Njeri Shqiptar tjetër që unë njoh deri sot.

Më tepër shiko listën e Partnerëve. Unë që i shkruaj këta rreshta jam i licencuar si Gjerman dhe jetoj këtu në Gjermani.

Power LINE EIB[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për dallim nga Twister Pair të power line teknologjia nuk kemi nevojë të vendosim tela plotësues për teknologji të EIB sepse këtu do të shfrytëzohet rrjeti ekzistues i cili mundëson bartjen e funksioneve (të dhënave digjitale) përmes rrjetit 230/240 V, kjo është e mirë kur synohet renovimi i ndërtesave pjesërishëm ku pjesëmarrësit prizat ose nderpresat do të zëvendësohen nga konvencional në EIB të aplikueshëm, në këtë rast juve mundeni vetë të bani instalimin e këtyre ndërpresave, së fundi do të keni nevojë të keni vetëm një PC Softver ETS2.1.3 ose me te ri dhe pak dije.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • eiba - Adresat e të gjitha ndërmarrjeve të licencuara EIB, në Gjermani, mund të i gjeni në "EIBA" > "EIBA partnerët" > "Lista a EIBA-Partnerëve për ngarkim".

Web flet nga prodhues :