EIGRP
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Enhanced Interior Gateway Routing Protocol (EIGRP) përfaqëson një evolucion nga parardhësi i tij (IGRP) (referohet te Interior Gateway Routing Protocol). Ky evulucion rezulton nga ndryshimet në rrjetat kompjuterike dhe kërkesat e ndryshme në shkallë më të gjërë.EIGRP[lidhje e vdekur] integron aftësitë e link state protocol në distance vector protocol.Përveq kësaj,EIGRP[lidhje e vdekur] përmban disa protokolle të rëndësishme që në masë të madhe rrit efikasitetin operativ të tij në lidhje me protokollet e tjera. Njëri prej këtyre protokolleve është Diffusing update algorithm (DUAL) i zhvilluar nga Dr. J.J. Gracia - Luna- Aceves . DUAL lejon routerët me EIGRP për të përcaktuar nëse një shteg i reklamuar nga një fqinj gjendet në unazë ose jo, dhe lejon routerët me EIGRP për të gjetur shtigjet alternative pa pritur për rifreskime nga nga routerët tjerë.EIGRP siguron pajtueshmëri me IGRP routerët. Një mekanizëm automatik lejon që shtigjet e IGRP-së të importohen në ato të EIGRP dhe anasjelltas, kështu që është e mundshme që të EIGRP të shtohet në rrjetin ekzistues të IGRP.Për shkak që metrikët e të dy protokolleve janë drejtpërdrejtë të përkthyeshme, ata janë edhe lehtë të krahasueshëm sikur të ishin shtigje që fillojnë nga sistemet e tyre autonome (ang. ASS ).Përveç kësaj, EIGRP trajton shtigjet e IGRP si shtigje të jashtme dhe siguron një mënyrë për administratorin e rrjetit të rregullojë ato.
Ky artikull ofron një pasqyrë e operacioneve themelore dhe karakteristikat e protokollit të EIGRP.
Aftësitë dhe Atributet e EIGRP
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aftësitë kryesore që e dallojnë EIGRP nga protokollet e tjera përfshijnë konvergjencë të shpejtë, mbështetje për gjatësi variabile të subnet mask, mbështetje për rifreskime të pjesshme dhe mbështetje për protokolle të ndryshme të shtresës së rrjetës (ang. network layer). Një router që përdor EIGRP merr të gjitha tabelat e routerëve fqinjë kështu që në mënyrë të shpejtë mund ti qaset shtigjeve alternative. Nëse nuk gjendet asnjë shteg EIGRP kërkon nga fqinjët ta gjejnë një të tillë. Këto pyetje bëhen derisa të gjendet një shteg alternativë. EIGRP nuk bën rifreskime periodike. Në vend të kësaj dërgon rifreskime vetëm kur ndryshon metriku i shtegut. Përhapja e kwtyre rifreskimeve është e kufizuar në mënyrë automatike ashtu që vetëm ata routerë që kanë nevojë për ato informata rifreskohen. Kjo bën që EIGRP të shpenzojë më pak bandwidth se IGRP. EIGRP ofron mbështetje për Apple Talk, IP, Novell NetWare.
Teknologjitë dhe proceset themelore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për të ofruar performancë superiore të routimit, EIGRP përdor katër teknologjitë kryesore : zbulim të fqiut (ang. network discovery) trasnport të besueshëm RTP, DUAL finite-state machine dhe modulet e varuara të protokollit. Teknika zbulim i fqinjëve i mundëson routerëve që të mësojnë në mënyrë dinamike për routerin tjetër në atë rrjet.RTP është përgjegjës për shpërndarje të besueshëm të paketave te të gjithë fqinjët. DUAL përdor informatat në distancë për të zgjedhur në mënyrë të efektshme, shtigjet loop-të lirë dhe ti fus ato në tabelat e routerëve. Modulet e varura të protokollit janë përgjegjëse për kërkesat e protokolleve të shtresës së rrjetës.
Konceptet e Routimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]EIGRP mbështetet në këto katër koncepte kryesore: neighbor tables, topology tables, route states, and route tagging.
Neighbor tables Kur routeri e zbulon një fqinj të ri,ai regjistron adresën e fqiut dhe interfajsin e tij si hyrje në tabelën e fqiut. Topology tables Tabela e topologjisë përmbanë të gjitha destinimet që janë publikuar nga routerët fqinjë. Metriku që routeri përdor për të arritur destinacionin është i lidhur me destinacionin. Route States Tablela e topologjisë së hyrjeve për destinacionet mund të ekzistojë në dy gjendj e: aktive dhe pasive. Route Tagging EIGRP përkrah routimet e mbrendshme dhe të jashtme. Rrugët e brendshme rrjedhin nga EIGRP AS. Routimet e jashtme përfaqësohen me këto informacione.
- Router ID of the EIGRP router that redistributed the route
- AS number of the destination
- Configurable administrator tag
- ID of the external protocol
- Metric from the external protocol
- Bit flags for default routing
Përmbledhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]EIGRP e CISCO sistemeve është një nga vektorët distancë më të pasur me karakteristika. EIGRP poashtu lehtë konfigurohet dhe përdoret dhe është mjaft efikas dhe i sigurt.Mund të përdoret me IPv4, AppleTalk, dhe IPX.Më e rëndësishmja, është arkitektura e tij modulare e cila i mundëson Cisco-s për të shtuar mbështetjen për protokollet e tjera dhe për përmirësime tjera për të ardhmen.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]http://docwiki.cisco.com/wiki/Enhanced_Interior_Gateway_Routing_Protocol Arkivuar 23 gusht 2011 tek Wayback Machine