EKO endoskopike
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
EKO-ja endoskopike është kombinim i ekos dhe endoskopisë për te marre imazhe dhe informacione për traktin tretës, organet dhe indet përreth tij.
Endoskopia është një procedure ku një tub fleksibel me një mini-telekamera futet nga goja ose rektumi i pacientit për të parë nga brenda traktin tretës. (shih. gastroskopi/ kolonoskopi) ndërsa eko-ja përdor vale me frekuence të lart për të prodhuar imazhe të organeve dhe strukturave në brendësi te trupit si psh; vezoreve, uterusit, mëlçisë, fshikëzës se tëmthit, pankreasit, aortës etj.
Ekoja tradicionalisht behët nëpërmjet lëkurës, pasi ajo është lyer me xhel, me ane të një sonde e cila shërben si transmetues valësh për të marre imazhe të organeve, por jo gjithmonë këto imazhe kanë qene të qarta.
Në EKO-n endoskopike(EUS) një transmetues valësh është vendosur në maje të endoskopit fleksibel. Duke futur skopin nga goja në ezofag dhe pastaj në stomak (endoskopi e traktit të sipërm tretës) mund të merren imazhe me kualitet të lartë të organeve brenda trupit te njeriut.
Duke qenë se transmetuesi i valëve është në maje të skopit bën të mundur marrjen e imazheve në afërsi pothuajse ngjitur me organet, për ketë arsye imazhet e mara janë më të qarta dhe më të hollësishme se sa ato që merren në eko tradicionale.
EKO-ja endoskopike gjithashtu mund te marre informacione ne lidhje ne shtresat e murit te zorrëve si dhe zonat ngjitur si nyjet limfatike dhe te enëve te gjakut. Përdorim tjetër i ekos endoskopike është studimi i vazave të gjakut duke përdorur ultratingujt Doppler, dhe për të marrë mostër indesh duke kaluar me një age speciale nen drejtimin e ultratingujve në nyjet limfatike të zgjeruara ose në tumoret e dyshimta. Këto inde ose qeliza të marra nëpërmjet ages studiohen nga histopatologu me mikroskop.
Dobia e EKO-së endoskopike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duke qene se është një metode e re diagnostikim përdorimet janë në zhvillim e sipër, momentalisht ajo përdoret për;
- Stadifikimin e kancerit të ezofagut, stomakut, pankreasit dhe rektumit.
- Stadifikimin e kancerit të mushkërive.
- Vlerësimin e pankreatitit kronik dhe masat apo cistet e pankreasit.
- Studimin e anomalive të duktusit biliar ose fshikëzës së tëmthit ose tumoreve të mëlçisë>br /> - Studimin e muskujve të poshtëm të rektumit dhe kanalit anal në vlerësimin për inkontinencën fekale.
- Studimin e "lezioneve submukozale" si psh nodulat ose"gungat"qe mund te fshihen ne murin e zorrëve dhe qe janë te mbuluara nga mukoze normale e traktit tretës dhe qe te japin përshtypjen e diçkaje anormale.
Stadifikimi i kancerit është bërë një nga arsyet rutine të përdorimit të ekos endoskopike. Ecuria e pacienteve me kancer varet nga koha kur ato diagnostikohen që do të thotë : diagnostikimi i kancerit të zorrës së trashë në stadet fillestare do të thotë që kanceri është vetëm në shtresat e zorrës dhe nuk është përhapur në organet e tjera gjë qe i jep më shumë shanse pacientit për një ecuri të mire të sëmundjes duke përfituar shumë.
E kundërta ndodh kur kanceri zbulohet në stadet e avancuara ku është përhapur jashtë mureve të zorrës dhe organeve, limfonodulave përreth ose është përhapur në organet me të largëta si p.sh në mëlçi dhe në mushkëri.
Eko-ja endoskopike na jep një informacion të plote në lidhje me thellësinë dhe përhapjen e kancerit në organet dhe limfonodulat përreth.
Përgatitja për eko-n endoskopike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Doktori duhet te behet i ditur për gjendjen tuaj shëndetësore në veçanti në qoftë se keni ndonjë alergji nga ilaçet ose në qofte se keni sëmundje të tjera si p.sh; të zemrës, mushkërive, diabet etj. Gjithashtu ju duhet të informoni doktorin nqs. se jeni alergjik i jodit apo i midhjeve sepse gjate procedurës mund të përdoret kontrast me përmbajtje jodi.
Në qoftë se do behet aspirim me age do të duhet të ekzaminohet gjaku juaj për të përjashtuar mundësin e trombëve (mpiksje gjaku). Është shumë e rëndësishme që ju të informoni doktorin në qofte se keni histori familjare për hemorragji ose në qofte se ju merrni ilaçe për hollim gjaku (si psh. aspirin, plavix, sintrom etj)
Është shume e rëndësishme që ju të informoni doktorit për çfarë do lloji mjekimi që jeni duke marrë qoftë dhe mjekim popullor.
Marrja e antibiotikeve zakonisht nuk kërkohet të ndërpriten. Eko-ja endoskopike do kryhet nën sedacion ( gjumë dhënës venoz) kështu që ju nuk do jeni në gjëndje të punoni ose ti jepni makinës për 24 orë. Kjo do të thotë që ju do keni nevoje të shoqëroheni nga një familjar i juaj.
Do t'ju duhet të keni stomakun bosh për më shumë se 6-ore pa ngrëne. Ne raste se ekoja endoskopike do jetë rektale do ju duhet te përdorni laksativ që do t'u përshkruhen dhe do t'u jepen udhëzime nga mjeku për mënyrën e përdorimit.
Kryerja e EKO-së endoskopike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sapo te arrini ne qendrën endoskopike infermierja ose doktori do t'ju shpjegoje për procedurën dhe do t'u përgjigjet gjithë pyetjeve qe mund te keni. Gjithashtu do t'u kërkohet te firmosni një konsensus.
Pas kësaj do filloj përgatitja juaj për procedurën. Do t'u vendoset një vigon në venë për të bërë sedacionin (gjumë dhënien venoze) dhe për t'u administruar lëngje dhe medikamente venoze. Gjithashtu do monitoroheni për shenjat jetësore; tensioni arterial, oksigjenimi në gjak dhe pulsi. Menjëherë sapo të përgjumeni, me ane të një endoskopi të veçante që do futet nga goja ose rectumi (sipas nevojës) do fillojë procedura.
Për shkak të sedacionit ju nuk do ndjeni dhimbje por mund të keni një ndjeje të vogël jo rehatie. Doktori do të shohë nga brenda me kujdes traktin tuaj tretës ne një TV monitor dhe imazhet me ultratinguj ne një monitor tjetër.
Procedura mund të zgjas rreth 30-90minuta kjo në varësi të nevojës për procedura të tjera si psh: (FNA) aspirimi me age.
Pas procedurës ju do jeni gati të ecni dhe ushqeheni pas 2 orësh. Pasi t'u ketë dale efekti i sedacionit doktori do t'u sqaroj për rezultatet. Me vone jeni të lire të largoheni të shoqëruar nga një familjar.
Vakte të lehta dhe lëngjet janë të lejuar ditën pas ekzaminimit. Do të keni fryrje të lehte barku për shkak te ekzaminimit, por mos u shqetësoni sepse kalon shpejt
Mund te ndjeni dhimbje të lehta fyti të cilat mund të kalojnë pas përdorimit të gargarave me ujë me kripe. Ju duhet të kontaktoni menjëherë me doktorin ose të paraqiteni në qendrën shëndetësore në qofte se keni: dhimbje të forta, të vjella të pastra ose me përmbajtje gjaku, ethe dhe temperature.
Risqet EKO-s endoskopike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si çdo procedure tjetër endoskopike EUS është e sigurte dhe e tolerueshme prej pacienteve. Mirëpo nuk ka asnjë lloje procedure që nuk mbart risqet e veta, por EUS i ka shume të rralla. Mundësia e komplikacioneve te EUS pa procedurën e aspirimit me age është 1/2000. Ndonjëherë pacientet mund të kenë shenjat e një reaksioni si psh. të kruara dhe njolla të kuqe të lëkurës ose të vjella prej medikamenteve të përdorura gjatë procedurës.
Gjithashtu mund të shfaqet një fryrje (si gunge) në vendin ku është vendosur vigoni situatë e cila është pa problem dhe që zgjidhet me kalimin e kohës. Në qoftë se nuk zhduket brenda një periudhe kohore të caktuar ju duhet të konsultoheni me doktorin.
Komplikacioni kryesor i EUS është perforacioni (çarja e murit të zorrëve ose stomakut) situate e cila mund të kërkoje kirurgji. Mirëpo ky komplikacion është shume i rralle dhe gjate procedurës merren masat e nevojshme për shmangien e tij.
Kur kryhet procedura e aspirimit me age ka gjasa që komplikacionet të ndodhin me shpesh por prape janë shumë të rralla me një përqindje 0.5-1.0 Kalimi i agës nëpërmjet mureve mund të shkaktoje hemorragji të vogël. Në qoftë se hemorragjia vazhdon pacienti hospitalizohet për një periudhe të shkurtër për mbikëqyrje dhe nevoja për transfuzion gjaku është shumë e rrallë.
Infeksioni është një tjetër komplikacion prej procedurës së aspirimit me age, e cila mund të ndodhe gjatë aspirimit(thithjes) së lëngjeve të cisteve dhe terapia me antibiotike jepet pas procedurës. Në qoftë se aspirimi me age bëhet në pankreas, pankretiti (infeksioni pankreasit) mund të ndodhë shumë rrallë. Paknkreatiti është një situate që kërkon hospitalizimin e pacientit, mbikëqyrjen, regjim shtrati, dhënien e lëngjeve dhe medikamenteve venoze. Zakonisht kjo situate kalon spontanisht brenda pak ditëve.