E ardhura themelore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Më 4 tetor 2013, aktivistët zviceranë nga Generation Grundeinkommen organizuan një shfaqje në Bern në të cilën afro 8 milion monedha, një monedhë që përfaqësonte një person nga popullsia e Zvicrës, u hodhën në një shesh publik. Kjo u bë për të festuar mbledhjen e suksesshme të më shumë se 125,000 nënshkrimeve, duke detyruar qeverinë të zhvillojë një referendum në vitin 2016 nëse do të përfshinin apo jo konceptin e të ardhurave themelore në kushtetutën federale. Masa nuk kaloi, me 76.9% votuan kundër ndryshimit të kushtetutës federale për të mbështetur të ardhurat themelore. [1]

E ardhura themelore, e quajtur gjithashtu edhe e ardhura themelore universale (Universal Basic Income), e ardhura e qytetarit, e ardhura themelore të shtetasve në Mbretërinë e Bashkuar, e ardhura themelore e garantuar në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ose përfitimi i të ardhurave themelore ose demogranti universal, është një pagese periodike dhënë për të gjithë individualisht pavarsisht gjëndjes së punësimit. [2] Të ardhurat do të ishin:

  • E pakushtëzuar : Një e ardhur bazë do të ndryshonte sipas moshës, por nuk do kishte kushte të tjera. Të gjithë bashkëmoshatarët do të merrnin të njëjtat të ardhura themelore, pavarësisht nga gjinia, statusi i punësimit, struktura familjare, kontributi në shoqëri, kostot e strehimit ose ndonjë gjë tjetër.
  • I menjëhershëm : Të ardhurat themelore të dikujt do të paguhen automatikisht çdo javë ose muaj në një llogari bankare ose diçka të ngjshme.
  • E pa tërheqshme: Pavarësisht nëse fitimet e dikujt rriten, ulen ose mbeten të njëjta, të ardhurat e tyre themelore nuk do të ndryshojnë.
  • Individuale : Të ardhurat themelore do të paguheshin individualisht dhe jo në bazë të një çifti ose familjeje.
  • Si e drejtë : Çdo banor i ligjshëm do të merrte të ardhurën bazë, mjafton të kishte qëndruar minimalisht në atë vend ligjërisht dhe të vazhdonte qëndrimin aty për pjesën më të madhe të vitit. [3]
  1. ^ "Vorlage Nr. 601 – Vorläufige amtliche Endergebnisse". admin.ch (në gjermanisht). Marrë më 28 korrik 2016.
  2. ^ "BIEN | Basic Income Earth Network". BIEN. Marrë më 8 janar 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "What Is It? – Citizen's Income". Marrë më 8 janar 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)