E ardhura themelore
Appearance
E ardhura themelore, e quajtur gjithashtu edhe e ardhura themelore universale (Universal Basic Income), e ardhura e qytetarit, e ardhura themelore të shtetasve në Mbretërinë e Bashkuar, e ardhura themelore e garantuar në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ose përfitimi i të ardhurave themelore ose demogranti universal, është një pagese periodike dhënë për të gjithë individualisht pavarsisht gjëndjes së punësimit. [2] Të ardhurat do të ishin:
- E pakushtëzuar : Një e ardhur bazë do të ndryshonte sipas moshës, por nuk do kishte kushte të tjera. Të gjithë bashkëmoshatarët do të merrnin të njëjtat të ardhura themelore, pavarësisht nga gjinia, statusi i punësimit, struktura familjare, kontributi në shoqëri, kostot e strehimit ose ndonjë gjë tjetër.
- I menjëhershëm : Të ardhurat themelore të dikujt do të paguhen automatikisht çdo javë ose muaj në një llogari bankare ose diçka të ngjshme.
- E pa tërheqshme: Pavarësisht nëse fitimet e dikujt rriten, ulen ose mbeten të njëjta, të ardhurat e tyre themelore nuk do të ndryshojnë.
- Individuale : Të ardhurat themelore do të paguheshin individualisht dhe jo në bazë të një çifti ose familjeje.
- Si e drejtë : Çdo banor i ligjshëm do të merrte të ardhurën bazë, mjafton të kishte qëndruar minimalisht në atë vend ligjërisht dhe të vazhdonte qëndrimin aty për pjesën më të madhe të vitit. [3]
- ^ "Vorlage Nr. 601 – Vorläufige amtliche Endergebnisse". admin.ch (në gjermanishte zvicerane (dialekti i Alpeve)). Marrë më 28 korrik 2016.
- ^ "BIEN | Basic Income Earth Network". BIEN (në anglisht). Marrë më 8 janar 2019.
- ^ "What Is It? – Citizen's Income" (në anglisht). Marrë më 8 janar 2019.