E shtuna sportive
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
E shtuna sportive dhe Pasditja Zbavitëse sportive janë radio emisione informative sportive që transmetohen të shtunëve dhe të dieleve nga ora 14:05 në valët e radio kosovës. Emisionet zgjasin 1 orë e 55 minuta dhe për autorë dhe drejtues kanë Gani Kosumin.
Këto emisione pasqyrojnë ngjarjet më të rendësishme sportive kosovare dhe ato ndërkombëtare. Në kuadër të këtyre emisioneve transmetohen ndeshjet e Super Ligës së Kosovës në futboll, por edhe informacione të tjera të sportit. E shtuna sportive emetohet çdo të shtunë nga ora 14:05-16:00, kurse Pasditja Zbavitëse Sportive, çdo të diel nga ora 14:05-16:00.Varësisht nga ngjarjet sportive, ndërron edhe termini i emisioneve.
Emisionet nuk kanë ndonjë arkiv apo faqe tjetër prezentuese përposë nën fletës në faqen e RTK-së në rrejtë. Mënyra e vetëme e kontaktimit është telefonata gajtë transmetimit ose adresa elektronike e centralizuar e radio kosvës.
Ky artikull nga sporti është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |